FERIDJA E XHESURI TË LUMTUR PRANË NJËRI-TJETRIT

0

Demir dhe Ugur shpëtojnë dhe dalin nga bu r gu me ndihmën e Xhandanit. Xhandan këshillon Demirin të mos merret më me hajdutëri por të ndërtojë një jetë të re.

Xhemal nxehet kur mëson se Demir dhe Ugur kanë dalë nga b ur gu. Ugur kthehet në shtëpi por përballet me refuzimin e nënës së tij.

Ajo nuk e pranon në shtëpi e lënduar nga veprimi që ka bërë i biri. Demir shkon në jetimore për të marrë Ojkyn por nuk ia japin.

Drejtoresha e jetimores i vë Demirit kusht të ndërtojë një jetë të përshtatshme për Ojkyn. Demir takohet me Ojkyn dhe ajo e lumtur mendon se do dalë nga jetimorja.

Demir i tregon se do hapet gjyq që ai të rimarrë kujdestarinë e saj. Ojky qan dhe mendon se Demir nuk e do. Demir i premton Ojkysë se do e marrë dhe të dy përqafohen mes lotësh.

Xhandan i propozon Demirit të martohen që ta marrin Ojkyn nga jetimorja. Demir habitet nga propozimi i Xhandanit dhe pranon i lumtur.

Zhileti e lë në baltë Xhemalin dhe largohet. Policia kontrollon shtëpinë e Xhemalit dhe gjejnë diamantët që kishte lënë Demiri. Xhemal arrestohet.

Ugur i lutet nënës së tij ta pranojë në shtëpi. Ajo nuk duron dot ta shohë djalin në gjendje të vështirë dhe e pranon në shtëpi.

Ugur i premton të ëmës se do bëhet njeri i mirë. Xhandan dhe Demir martohen dhe e marrin Ojkyn nga jetimorja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu