Kryeministri Edi Rama tha se të larguarit nga puna nga kompanitë si rezultat i shkurtimit nga gjendja e krijuar do të mbështeten në paketën e dytë që qeveria do nxjerrë shpejt, këto ditë.
“Nuk do u lëmë vetëm, dakord? Bëni vetëm pak durim se duhet të shikojmë numrat.
Ju jeni ‘jetimë’ lufte dhe në këtë moment ne s’do u lëmë vetëm.
Pra ata punonjës që kompania i ka pezulluar apo shkurtuar si rezultat i luftës, ne nuk do i lëmë vetëm, si dhe sa do na jepni edhe pak kohë, pasi nuk e kemi të lehtë, por e kuptojmë se do mëndojmë si për shtëpinë tonë, se një shtëpi jemi e do bëjmë më të mirën e mundshme.
Po, besoni, do bëjmë më të mirën, shprehet Rama në komunikimin direkt në këto momente.
Gjithsesi ketyre premtimeve, Rama nuk terhiqet nga gjobat dhe nga burgu për të pabindurit që me pakujdesine e tyre mund të shpërndajnë pandeminë.