Facebook dhe Instagram përballen me ndërprerje globale, përdoruesit nuk arrijnë të identifikohen

0

Përdoruesit e rrjeteve sociale në Shqipëri dhe në të gjithë botën po raportojnë se kanë probleme në përdorimin e aplikacioneve të ‘Facebook’ dhe Instagram.

Problemi i përgjithshëm i raportuar, është fakti që të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale janë nxjerrë nga llogaritë e tyre përkatëse dhe nuk mund të kyçen më.

Kompania ‘META’, nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar lidhur me këtë problem që po hasin përdoruesit e aplikacioneve si ‘Facebook’ e ‘Instagram’.

Mediat e huaja shkruajnë se edhe në fillimisht problemet u raportuan nga përdoruesit e rrjeteve sociale në SHBA.

Ndërsa ende nuk dihet se çfarë mund të ketë shkaktuar këtë daljen jashtë funksionit të këtyre rrjeteve sociale në të gjithë botën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu