Eurodeputetët kanë nisur një peticion ku kërkojnë tatimin për individët super të pasur. Nënshkruesit pretendojnë së në vitin 2018, gjiganti i Teslas, Elon Musk (aso kohe njeriu i dytë më i pasur në botë) nuk pagoi asnjë cent taksë federale dhe, në Francë familjet e pasura taksohen në mënyrë efektive. Një grup i madh deputetësh të Parlamentit Evropian (PE) bëri thirrje këtë të martë për një taksë për individët e pasur, e ngjashme me atë për kompanitë shumëkombëshe, për të financuar kalimin në një botë pa karbon.
Një marrëveshje e mëparshme historike për një taksë globale minimale prej 15 përqind për bizneset shumëkombëshe do të fillojë të hyjë në fuqi këtë vit, transmetojnë mediat e huaja.
Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), një klub i vendeve kryesisht të pasura me qendër në Paris, ndërmjetësoi marrëveshjen për shumëkombëshe.