Shkruan Zef Ndreka
Ngjarje politike sot në Shqipëri, nuk është “shtëpia e lirise” apo e LSI-së. Apo me saktë, bashkimi i të korruptuarve! Dihet historia e daljes së LSI, si lëvizje e socialistëve të inatosur. Tani kjo lëvizje bashkohet me të inatosurit e PD-së dhe krijojnë një aliazh të panjohur me parë, por të qartë tashmë për elektoratin – krijohet lidhja Bashkimi i të korruptuarve! Kishte nevojë Shqipëria edhe per këtë grupim! I mungonte! Tashmë, nuk e di të këtë njeri që i thotë vetës demokrat e të mund të votojë për LSI e për këtë bashkim! Ky është koalicioni i korrupsionit, koalicioni i turpit! Akoma do të vazhdoje Shqipëria dhe shqiptarët të humbin kohë?!
Pak humbëm 31 vite nga këto të korruptuar që shpejt besoj do të krijojnë shoqatën non grata! Por ky bashkim i Berishës me LSI, edhe pse me vonesë, i bëri një ndër të madh shqiptarëve dhe demokratëve, sepse qartësoi shumë prej tyre…
Por siç thashë në fillim , nuk është kjo ngjarja me e rendesishme politike sot. Me interes po pritet përfundimi i gjyqit ndaj Sajmir Tahirit, ish minister i breëndshëm i qeverisë së Ramës. Dënimi i tij, duhet të marri me vete shumë të akuzuar për kanabizimin e gjithë Shqipërisë. Duhet të hapë gojën dhe të marri me vete Kryeministrin Rama. Me dënimin e Tahirit, Edi Rama mënjëherë duhet të dorëhiqet dhe t’i nënshtrohet drejtësisë për gjithë bëmat e tij në kurriz të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Koha thërret lidër tjetër t’a drejtojë vëndin dhe momenti është qartazi për Lulzim Bashën !






