Erion Veliaj po lobon në SHBA me para nuk dihet nga i kapë/ vlera prek 2 milionë dollarë

0

Kryetarja e Gjykatës së PD, Adriana Kalaja, denoncoi kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj se ka lobuar në SHBA me 2 milionë euro.

Adriana Kalaja tha se këto para janë siguruar nga tenderi për konsulencë 3 milionë euro në Bashkinë e Tiranës. Ajo denoncoi më herët se PS-ja lobon mijëra dollarë ndërsa publikoi edhe një kontratë të vitit 2017 të firmosur nga Endri Fuga.

Kam një informacion nga i njëjti person tek AKSHI që më dha kontratën për lobimet e PS-së në SHBA. Më thotë se një kontratë e Veliajt për lobimet që bën në Amerikë shkon në 2 mln dollarë. Habitem nga fakti se po të shikojmë bilancet e Bashkisë Tiranë, të bën përshtypje se udhëtime dhe dieta kanë vlerë të konsiderueshme që edhe po ta krahasojmë me Ministrinë e Jashtme, më ka ardh një dokument, ka bërë një tender Veliaj për konsulencë.

Nuk thotë se për çfarë duhet, por vetëm projekti që do ndërtohet. Konsulenca që bën Veliaj është 3 mln euro. Ky lloj tenderi duhet të jetë tender ndërkombëtar. Kur ka këtë vlerë, ka kritere ligji. Nëse Veliaj bën tender 3 mln euro për konsuelncë, me përfituesin ndahen lekët dhe lobohet në Amerikë”-tha Kalaja per Syri tv.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu