Epoka Albin Kurti: Prokuroria Speciale e Kosovës ngre aktakuzë ndaj disa ish-ministrave për hajni

0

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 19 personave për “keqpërdorim të detyrës zyrtare“ përfshirë ish-ministrat e qeverisë së Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Nenad Rashiq dhe Dardan Gashi.

Në njoftimin e prokurorisë të akuzuarit apostrofohen vetëm me iniciale, mirëpo në bazë të përshkrimit të detyrave të tyre si anëtarë të Komitetit Qeveritar për Privatizim, bëhet fjalë për ish-ministrat e kabinetit qeveritar që në atë kohë udhëhiqej nga ish-kryeministri Hashim Thaçi.

“Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit B.B. kryesues i Komitetit Qeveritar për Privatizim, M.K., N.R., D.G. dhe L.F. anëtarë të Komitetit Qeveritar të Privatizimit (KQP), në cilësi të personave zyrtar, me qëllim që të i mundësojnë çfarëdo dobie pasurore personit tjetër, dhe që të shkaktojnë dëm personit tjetër, i kanë tejkaluar kompetencat e veta, kanë vepruar në kundërshtim me detyrat dhe të drejtat e tyre të përcaktuara si anëtarë të këtij Komiteti“, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Ata ngarkohen me këtë akuzë pasi, siç thuhet në njoftim, më datë 08.05.2013, njëzëri kanë votuar që hidrocentralet të cilat prodhojnë energji elektrike si: hidrocentrali i Lumbardhit, hidrocentrali në Burim, Hidrocentrali i Radavcit dhe hidrocentrali “Dikance”, të transferohen tek Kompania Kosovare të Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike (KKDFE) dhe më pas të privatizohen nga kompania “Limak-Calik”.

“Me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve është përmbyll procesi i privatizimit të KKDFE-së, përkundër faktit se të njëjtat nuk është dashur të tranferohen dhe privatizohen, për arsye se një veprim të tillë e ndalon baza ligjore”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Sipas organit të akuzës, dëmi tjetër i shkaktuar nga personat e akuzuar është është vlera e investuar (shtuar) në hidrocentrale prej 12,628,166.41 euro, që nuk përfshinë vlerën e aseteve para koncesionit, sepse, sipas prokurorisë, KEK-u nuk ka bërë regjistrimin dhe nuk ka prezentuar vlerën e aseteve para privatizmit.

“Por, privatizimi është bërë sipas vlerës së mjeteve të bazura në regjistrimin e vitit 2003. “Ky dëm dëm edhe më tutje vazhdon të shkaktohet në mënyrë të përhershme”, thotë prokuroria.

Pas njoftimi të prokurorisë për ngritje të aktakuzës, ish-ministrja Mimoza Kusari Lila ka thënë se në kohën kur ne kemi trajtuar privatizimin e distribucionit të KEK-ut, asnjë herë në agjendë të mbledhjes nuk na është prezantuar përfshirja e hidrocentraleve.

“Në kapacitetin personal, kjo është betejë e imja për të mbrojtur punën, angazhimin dhe besimin që e kam dhe e kam pasur gjithmonë në ndërtimin e Republikës së Kosovës. Në Republikën shtet të zhvilluar dhe të barabartë për të gjithë, ku askush nuk është mbi ligjin dhe askush nuk mund të bëhet ligji”, ka shkruar Kusari-Lila në rrjetin social Facebook.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu