Emma Stone është fejuar? Aktorja fotografohet me një unazë diamanti në gisht

0

Emma Stone dhe Andrew Garfield kanë qenë bashkë për shumë vite, por pas ndarjes së tyre aktori u pa në krahët e këngëtares shqiptare dhe duket se dhe Emma ka vazhduar jetën e saj. Sipas ‘Cosmopolitan’ aktorja e njohur është në një lidhje prej disa vitesh tashmë me Dave McCary. Gjithçka nisi në vitin 2016, kur Emma mori pjesë në “Saturday Live Night”.

Më pas çifti është fotografuar shpeshherë në takime romantike, mirëpo asnjëherë nuk ka pasur një konfirmim zyrtar, deri në vitin 2018 ku Emma dhe David bënë paraqitjen e parë në tapetin e kuq dhe “Oscars”. Ndërsa tani, në mesin e thashethemeve të fejesës, Emma shihet me një unazë diamanti në gishtin e fejesës. Ndoshta gjërat mund të jenë bërë serioze mes tyre, megjithatë aktorja dhe producenti duket se fillimisht kanë vendosur të shijojnë pushimet verore në Santa Monica./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu