Elisa Spiropali deklaron se mbështet deklaratën e Zëvendës Ndihmës-Sekretarit të Shtetit në SHBA, Mattheë Palmer

0

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me deklaratën e Zëvendës Ndihmës-Sekretarit të Shtetit në SHBA, Mattheë Palmer. Ajo nuk ka bere asgje vetem se ka përsëritur ato qe deklaroi zoti Palmer. Por duket qartas se PS nxjerr Spiropalin të bëhet e gjallë sikur seç po thotë/

Sipas Spiropalit, jo mbështet Palmer se përgjegjësit për dhunën janë kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi!

Sipas saj “deklarata e zyrtarit amerikan, nuk mund të thuhet më qartë”.

Reagimin, Spiropali e ka bërë në një postim në Facebook.

“Më qartë dhe me troç se kaq nuk ka. Përgjegjësit për dhunën janë Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Nuk do të shkelin më në SHBA po s’u ndalën sot. Zgjedhjet do të bëhen më 30 Qershor dhe pikë,”-shkruan ajo.

Palmer u shpreh sot se demostrantet e dhunshme dëmtojnë përpjekjet e Shqipërisë për reforma demokratike si dhe perspektivën e vendit për të ecur përpara në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Palmer iu përgjigj disa pyetjeve edhe për zgjedhjet e 30 Qershorit duke paralajmëruar një vëzhgim të rreptë nga vëzhguesit e ardhur nga SHBA dhe ambasada në Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu