Ekzekutoi Behar Sofinë në Tiranë, flet autori: Do bëja një vrasje tjetër në Gjermani, do merrja 500 mijë euro

0

Ernejt Shyti, 24-vjeçari që vrau Behar Sofinë në Tiranë në 25 shkurt të 2021, ka bërë me dije detaje tronditëse.

Shyti, tashmë i penduari i drejtësië, ka treguar se personat që e porositën për të vrarë Sofinë, e kishin porositur dhe për të vrarë një person në Gjermani.

Nuk dihet nëse personi që ishte porositur për të vrarë në Gjermani ishte shqiptar, apo një shtetësie tjetër, por ajo që dihet është se 24 vjeçari do të merrte një shumë të madhe parash për të kryer këtë ekzekutim. Konkretish 500 mijë euro.

Personat që i kanë thënë atij për këtë vrasje që do të kryente në Gjermani i kanë pohuar se paratë do t’i merrte nga “Bajlozi”, të cilin sipas tij nuk e njihte kush ishte.

Kujtojmë që 66-vjeçari Behar Sofia u ekzekutua mëngjesin 25 shkurtit afër Piramidës në Tiranë, ndërsa vrasësi u largua me biçikletë. Ai pasi e ka ndjekur disa metra pranë shtëpisë së tij, i ka dalë para Sofisë dhe e ka qëlluar. Më pas ai ka marrë një biçikletë pranë kullave dhe është larguar drejt Kodrave të Liqenit.

Në lidhje me këtë ngjarje u arrestua vrasësi Ernejt Shyti dhe tre bashkëpunëtorët e tij, Xhuljano Visha 28 vjeç, Skënder Vathi 54 vjeç dhe Leonard Xhixha 30 vjeç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu