Ejlyl rreh Kemalin por përfundon në spital, nesër në “Lule të vetmuara”

0

Gynej zihet me Kaderin dhe ia lë fajin nënës së saj. Kader e mbron Banun dhe kjo shkakton debat mes tyre. Songyl mbetet midis shoqes së saj të ngushtë dhe të dashurit. Ejlyl e mbushur me mllef nga të gjitha këto që kanë ndodhur shkon në dyqanin e Kemalit dhe bën skandal në mes të rrugës.

Ajo thyen xhamin e dyqanit dhe i tregon fqinjëve që Kemal ka tentuar ta përdhunojë. Kemal turpërohet para të gjithëve ndërsa Ejlyl ia nxjerr të gjithë inatin duke e rrahur me një fshesë. Asaj i bie të fikët dhe e dërgojnë në spital. Banu kërkon të bashkohet me Ekremin tani që ai do të divorcohet por Ekrem e refuzon.

Feride kritikon Mesuden për gjendjen e Ejlylit. Vajzat i qëndrojnë pranë Ejlylit në spital. Nazan i kërkon falje Seherit për gabimet që ka bërë në të kaluarën. Mesude vendos të zhvendoset në një shtëpi tjetër. Meral vendos të shesë mobiliet e shtëpisë për të ndihmuar nënën e saj të dalë nga burgu./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu