Ejlyl merr lajmin tronditës për nënën e saj, nesër në “Lule të vetmuara”

0

Kemal jep dëshminë në polici për plagosjen e Mesudes por nuk tregon të vërtetën. Kemal mëson se Nazanin e kanë arrestuar dhe frikësohet. Nazan jep dëshminë dhe tregon si ndodhi ngjarja. Ejlyl mëson se Mesude është plagosur dhe shkon në spital. Ajo përballet me Kemalin dhe e akuzon se e ka bërë ai.

Emine shkon në spital dhe i kërkon falje Ejlylit. Kemal përpiqet ta ndalojë Eminen t’i tregojë të vërtetën Ejlylit. Por Emine i tregon Ejlylit se ishte ajo që e plagosi Mesuden dhe i kërkon ta denoncojë në polici. Ejlyl tronditet kur e mëson këtë dhe nuk pranon ta denoncojë Eminen. Defne dhe Serkan takojnë në paraburgim Nazanin.

Serkan nxehet me të ëmën dhe e dënon për veprimin që ka bërë. Nazan i thotë Defnes të hiqet sikur nuk e ka parë kurrë diskun. Nazan përballet me tërbimin e Emines e cila kërkon të hakmerret./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu