Ejlyl kërkon ndihmën e Nazanit për të shpëtuar nga Kemali, nesër në “Lule të vetmuara”

0

Mesude nuk e lë Kemalin të hyjë në shtëpi. Ky i fundit thyen xhamin e dritares dhe hyn në shtëpi. Meral vendos të shesë sendet e saj për të fituar para. Ajo shkon shtëpi më shtëpi por nuk arrin të fitojë para.

Ejlyl sulmon Defnen për t’i nxjerrë të vërtetën nëse e ka parë diskun apo jo. Emine përpiqet ta fitojë sërish dashurinë e Gylxhanit duke dërguar dhurata në jetimore. Songyl i kërkon falje Gynejit në mes të klasës. Nazan ka shpresa për të dalë nga burgu. Mert nuk heq dorë nga Kaderi ndërsa Xhenk xhelozon për të. Kader i kërkon falje Mertit për faktin që e gënjeu. Emine e birëson sërish Gylxhanin.

Gynej më në fund e fal Songylin. Ejlyl vendos t’i kërkojë Nazanit ta ndihmojë. Ajo shkon e takon në burg dhe i kërkon t’i tregojë Mesudes çfarë pa natën kur Kemal tentoi ta përdhunonte. Nazan pranon ta ndihmojë Ejlylin./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu