Aktorja turke Biran Damla Yilmaz ka vendosur të bëjë një ndryshim në pamje. Biran Damla e cila është shumë e njohur me rolin e “Ejlylit”, në serialin “Lule të vetmuara”, ka prerë baluket dhe rezultati ka qenë perfekt.
Aktorja duket vërtet shumë bukur me pamjen e re, mirëpo këtë veprim të saj e ka quajtur “çmenduri”. Ajo postoi një foto në Instagram me pamjen e re dhe shkruajti: “Ah, kjo vajzë është çmendur. Po miq, i preva vetë baluket.
Për mendimin tim nuk dolën keq”. Biran Damla mori komplimenta të shumta dhe komente nga fansat të cilët e pëlqyen shumë me këtë look. Ditën e sotme, aktorja postoi edhe foto të tjera nga oborri i shtëpisë e me këtë rast i uroi Bajramin të gjithëve. “Sot është Bajrami. Fëmijë çohuni herët. Gëzuar Bajramin”-shkruajti Biran Damla./revistawho.com