Edi Rama/ S’ke me ç’paguan dritat dhe nuk je yni, vetëm burg! Rilindas si Alket Hyseni, vidh dhjetëra milion lekë energji e ç’të dush tjeter!

0

Një kryefamiljar në Shkodër ra në tension dhe la jetën, sepse OSHEE i kishte prerë dritat. Viktima shkoi të lidhë dritat drejt e në shtyllë për fëmijët e tij që duhet të rrinin të mërdhinin në terr.

Një tjetër zotëri vrau veten në qeli në Lushnje, sepse e plasën Brenda, pasi nuk kishte patur mundësi të paguante faturën e energjisë elektrike. Skamnori I dha fund jetës prej mjerimit dhe turpit të pafuqisë që të bën varfëria.

Por, Rilindasi Alket Hyseni raportohet se I detyrohet OSHEE 17 milionë lekë për energji të papaguar. Natyrisht, atij nuk ia pret kush dritat, askush nuk e fut në burg.

Alket Hyseni është deputet që tronditi opinionin public me komentet për autizimin, ndërsa shumë aktivistë kërkuan me ngulm largimin e tij. Jua vuri veshin njeri? Aspak.

Ai është deputeti me pasuri të madhe dhe të dyshimtë, që ka tërhequr pranë vetes kaq shumë urrejtje.

Në shtator të vitit të shkuar, disa media, mes tyre edhe Vizion Plus, raportuan se Alket Hyseni mund të përjashtohej nga grupi parlamentar i PS. Ai ishte caktuar në krye të një task-force që do verifikonte tjetërsimin e pronave sidomos në jug të vendit. Gjejeni çfarë? Si një polic që duhet të të mbrojë, por vjen dhe të vret në shtëpi, vetë Hyseni u akuzua për tjetërsimin e një prone që duhej të verifikonte. Jo pak, por mbi 11 mijë metra katrorë në Dhërmi, në një prej zonave më të lakmuara në Shqipëri. Pikërisht në këtë zonë u dha leja për një resort të madh turistik.

Prokuroria e Krimeve të Rënda pushoi hetimet e nisura ndaj tij pas denoncimeve në media.

Prandaj, ky njeri nuk ka përse të paguajë dritat, përderisa në burg përfundojnë “pemëthymët”, “plebenjtë” e Rilindjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu