Edi Rama përdor gjuhë rrugaçësh me pedagogët që lajmërojnë grevë urie: Njerëz pa fe e pa atdhe

0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter, lidhur me paralajmërimin e pedagogëve për të hyrë në grevë urie, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.

Rama ka ngritur akuza se ky ultmiatum është urdhëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa ka ironizuar sërish kreun e sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçin.

“Shiksi i NonGratës paska marrë urdhër për t’i dhënë ultimatum qeverisë me grevë urie të pedagogëve!

Grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe, rublaxhinj pa din e pa iman, foltorexhinj e baltaxhinj që vetëm Shqipërisë e shqiptarëve nuk i shërbejnë!”- shkruan Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu