Kryeministri Edi Rama deklaroi se edhe për dy fundjavat e ardhshme masat për qarkullimin e mjeteve dhe hapjen e bizneseve do të jenë të njëjta, ndërsa do të futet sipas tij në traditë që të paktën njëherë në javë, ditën e djelë, të shpallet ditë pa makinë.
Rama pohoi se është menduar që nga Tetori deri në Maj do të bëhet ndalimi i qakrullimit të mjeteve të diela si një masë për të ulur smogun për hir të shëndetit të fëmijëve dhe të moshuarve.
“Kemi menduar që edhe dy javët e ardhshme të mbeten në fuqi masat që janë në fundjavë për qarjkullimin e mjeteve, ndërkohë që duke parë rezultatet, të paktën njëherë në javë, të dielave, të shpallet ditë pa makina. Për hir të shëndetit të fëmijëve dhe të moshuarve, kemi menduar që këtë plan ta nisim në Teator,dhe do të vijojë deri në Maj”, tha Ram