Edi Rama me Noc Rrok në gojë

0

Pas deklaratave ironizuese, kryeministri Edi Rama ka vijuar me akuzat ndaj Partisë Demokratike. Nga Mallakastra, Rama tha se opozita flet me gjuhën e Vladimir Putinit kur sulmon Qeverinë.

“Ne nuk kemi nevojë ti shohim në televizor duke marrë paratë. Fatkeqësia është që një pjesë e njerëzve u shkojnë nga mbrapa, për çfarë, për dinjitetin? Për dinjitetin e kujt? Që Shqipëria të kthehet në një karagjoz shtet dhe që i thotë SHBA-së ‘këtu jam unë dhe bëhet si them unë’. Bëhet si themi ne për çështje të brendshme, por jo për çështje të mëdha ku jemi pjesë.

Ne kemi fatkeqësinë që kemi një çorbë ruse, një bashkim të një të keqe të madhe. Ju kujtohet kur më thoshit mua ‘çfarë ke që i thua Lulit ndahu nga ata’. Luli iku ata erdhën prapë. Do ta luftojnë ata inflacionin? Do na afrojnë ata më shumë ne me SHBA-në, ata që i kishin ulur pantallonat deri në fund para të huajve? Vitet e fundit atyre nuk i vinte njeri as për vizitë. Në fund fare nuk diskutohet që do ndodhë ajo që ka ndodhur edhe më parë, do marrin atë që u takon, domethënë Noc Rrokun”, u shpreh Rama.=

Kryeministri s’la pa përmendur dhe protestën e pedagogëve, teksa ironizoi kur tha se “e lanë fare grevën e urisë’.

“Do të rrisim pagat për të gjithë, por nuk mundet dot të pranojmë që ata që u rritet paga më shumë, pedagogët, tu rritet edhe më shumë. Aq më tepër kur e kërkon një SHIKS. Thanë që do futen në grevë urie, pastaj thanë që Presidenti të na garantojë jetën, pastaj kërkuan mbështetje ndërkombëtare, pastaj thanë nuk bëjmë grevë. Si mund të jenë pedagogë ata”, deklaroi Rama.m.j

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu