Edi Rama mbron Metën, Berishën, Lulin, Monikën e gjithë sojin e hajdutëve nga arrestimi

0

Fatmirën amerikanët e kishin shpallur person non-grata dhe këta e dinin të gjithë, e sërish luteshin si gomari para ujkut; Zot bëje ëndërr!

Shkruan Sokol Pepushaj

Ilir Metës, si antiamerikan dhe si më i përfoluri për pasuri në të gjithë politikanët e rajonit, tashmë “zholi” i trazirave për të shtyrë hetimin pasuror, i ngeli në duar. Peshqit janë aty, në rrjetë dhe Meta është njëri prej tyre.

Deri sot Rama dhe tërë parazitët e shoqërisë, kanë besuar se nëse Amerika ka mëngjesin e lutjeve si praktikë rituali të shenjtë, shqiptarët kanë politikën dhe pushtetin.

Ishin të qetë qafirët deri tani.

Sa më shumë vidhnin e nënshtronin, sa më shumë poshtëronin e mëkatonin, aq më shumë ndiqeshin e votoheshin.

Dështoi projekti Rama – Meta – Berisha – Basha, për një qeveri teknike dhe ndërrim portash të pushtetit, siç ka ndodhur përgjatë tërë historisë së këtyre hajdutëve me damkë, që gjithkush i tregon me gisht.

Krasitja e vëmëndshme e degëve të korrupsionit, pikërisht në moçalin më të vështirë, drejtësinë, tanimë ka sikletosur e xhindosur hajdutët. Stafetën anti – amerikane, e merr ai që, të paktën në detajet e lexueshme, ngjante si më i përkulshmi, si më servili, si më laperi, si qerosi i përrallave me mbret, Edi Rama.

Nuk ka asnjë rrugë tjeter kupola e korrupsionit, nuk kanë asnjë shteg të hapur ato katër klanet kryesore në drejtim të 20 familjeve kriminale shqiptare që dominojnë aktivitetet dhe jetën, ndaj Rama po përdor “zholin” e Metës, kundër amerikanëve, në mbrojtje të sojit të hajdutëve, por me një ndryshim të dukshëm.

Nëse Meta është hapur antiamerikan, Rama bën sikur është thjeshtë vetëm anti – Trump dhe i jep vetes rëndësi, si medemek është njeri që di të gjykojë dhe të mësojë edhe popullin amerikan, si të votojë e të ndjekë edhe këshillat e Taulant Ballës apo Pëllumb Piperos.

Nësë amerikanët nuk e dëgjojnë këtë “pallosh” dhe votojnë Trump-in, paçin veten në qafë, thotë ky çyryku që zholin e “zhytë” në coronavirusin që po jep shpirt tashmë, dhe me këtë idiotësi rreket të shtyjë burgun për gjithë sojin e hajdutëve.

Është e ç’është koronavirusi për njerëzimin, nuk i hyn fare në vëmëndje Sulltanit të Surrelit.

Dikush në Shkodër, me një çaj në tavolinë, sot në mëngjes i qante hallin Ramës se kurba e të kapurve nga lëngata e virusit është dhjetëfishuar në Shqipëri, po rritet në Kosovë dhe Maqedoni.

Dikush tjeter i tha se kudo ka shqiptarë, ka hajdutë që rreken ta izolojnë popullin dhe të shtyjnë arrestimet e peshqve të mëdhenj, se bota po hapet, po normalizohet jetesa dhe ekonomia, agresiviteti i pandemisë infektuese po udhëton drejt zerimit, por idioti socialist vazhdonte përmëndësh me shifra si të Piperos.

Ekspertët më në zë të Globit tanimë artikulojnë për një sekuencë gjenetike të “coronavirus-it”, të diagnostifikuar tek njerëzimi deri tani.

Njihet që në vitet 60-të.

Pandemia, edhe sipas deklaratave të bujshme të presidentit amerikan Donald Trump, nuk është e pazakontë, nuk është mbi forcën njerëzore për përballje të sukseshshme. Është thjeshtë një kollë, një temperature, një tip azme apo tip diareje.

Kjo është e vërteta, që e thotë dhe përjeton e gjithë bota, apo jo?

Po ky Edi Rama, megjithëse nuk kemi as vdekje as dikënd që dikush njeh që ndërroi jetë se e kapi coronavirusi, pse shqetësohet kaq shumë dhe kërcënon me izolim popullin e vet?

Këtu nuk ka hieroglife kineze që t’i deshifrojë një piktor pa asnjë pikturë me emër.

Abuzimi me pushtetin dhe shtimi i dozës së seriozitetit përmbi ato raportet fragmentare, nga ana e amerikanëve për sekuestrimin dhe arrestimin e peshqve të mëdhenj, ka thartuar çorbën në kazan, i ka dhënë ngjyrë tjetër besimit popullor, ka hutuar e mjegulluar me turbulenca potente rradaket e pasanikëve që nuk dinë nga t’i çojnë apo t’i fshehin milionat, duke u shpuar “komerdaret” e shpresave.

Janë shumë llogari bankare apo “offshore”, nën hetim dhe të bllokuara sot. Janë këto para e djersë e popullit shqiptar, e grabitur nga milionerët e politikës dhe pushtetit, të fshehura, si pasuri në emra realë e shumica anonimë.

Këtë e dinë dhe e ndjejnë jo vetëm Meta, Berisha, Monika, Luli, Adriatiku, Xhezairi e deri Fatmir Mediu e Ylli Manjani që bën shenj si “yll” nëpër studio televizive, të meremetuara me para krimi, por edhe Edi Rama që ka dalë haptas si antiamerikan dhe mbrojtës i gjithë “fisit” të hajdutëve.

Primitivizmi i eunukëve ka kapur vetëm atë që kapet, paranë dhe skllevërit. Të tjerët, populli, kërkon gjënë e vet, sekuestro. Ndërkombëtarët janë jo thjeshtë arbitra, por pjesë e ndeshjes.

Kërkohet drejtësi njerëzore.

Bundestagu gjerman është i patolerueshëm në zbatimin e 15 rekomandimeve që janë kushte për integrimin e Shqipërisë në BE. Këto kushte janë as më pak e as më shumë, veçse sekuestro e gjësë së vjedhur dhe burgim i peshqve të mëdhenj.

Kishte ditë që Meta, Berisha, Rama, Kryemadhi dhe gjithë soji i hajdutëve, deri tek Petrit Vasili e Myslim Murrizi që po kruhet si të ketë majasill nga studio në studio, e kishin ndjerë presionin amerikan mbi Komisionin e Vetting-ut për të mos e lejuar të dalë nga rrjeta amerikane Fatmira Hajdarin.

Bënë ç’bënë, edhe duke u sharë gjoja si kundërshtarë ideshë dhe asgjë nuk bënë, se ambasadorja Yuri Kim e kuptoi dhe e tha publikisdht se të duket se të gjithë janë bashkë.

Projektet antiamerikane u sfumuan. “Parashuta” e presidentit humbi drejtim. U ngul diku për të mos dalë kurrmë, në moçalin e heshtjes.

Me një formalitet formal, normalisht dhe normal, nuk është moment ta themi u harrua apo treti Venecia dhe ato pikat qesharake, do shkarkohet Meta apo do shpërndahet parlamenti i krimit. Mjafton të themi, se këto momente, këto marifete hajdutësh arrogantë, u bënë avull.

Fatmirën amerikanët e kishin shpallur person non-grata dhe këta e dinin të gjithë, e sërish luteshin si gomari para ujkut; Zot bëje ëndërr!

Në çdo shteg, Ramës dhe gjithë hajdutëve, amerikanët u kanë vënë edhe karrem edhe kapërcyell, ndaj janë tërbuar dhe s’kanë ç’bëjnë veçse t’i kallin frikën dhe ta kërcënojnë me izolim popullin e trullosur jo vetëm nga frika e pandemisë, por edhe nga nënshtrimi ekononomik në skaj të rrezikut të mbijetesës.

Po rritet fiktivisht e frikshëm numri, po dhjetëfishohet madje dhe të tërë janë në një mëndje, të krijojnë panik për njerëzit dhe të shtyjnë arrestimin e hajdutëve.

Se po, si një e një bëjnë dy, arrestimi i Fatmira Hajdarit është edhe arrestimi i Sali Berishës dhe Edi Ramës. Po arrestimi i Berishës është edhe arrestimi i Ilir Metës. Me pak fjalë, nuk hyn në punë shumë logjikë të kuptohet sot se të gjithë hajdutët shqiptarë, me një prapavijë të fortë mediatike të korruptuar deri në miliona, kundër rrymës, po orvaten të trëmbin me virus drejtësinë, forcën e Shtëpisë së Bardhë që po sjell ditë të bardha për shqiptarët e vjedhur e terrorizuar në 28 vite demo-anarki.

Nga dita në ditë po rritet artificialisht numri i të infektuarve dhe askush nuk njeh njërin asish.

Askush s’njeh të sëmurë nga coronavirusi i këtyre ditëve, por të gjithë njohin hajdutët e të gjithë viteve, partive dhe bandave të votimeve apo medemek protestave.

I kanë ngado pronat, resortet, pallatet, vilat, fëmijët e tyre që bëjnë pallë prej sheikësh. Populli i vjedhur shqiptar i njihte edhe Fatmirën, Gjin Gjonin, Xhezair Zaganjorin, Elvis Roshin me 7 emra, Vangjush Dakon, Adriatik Llallën, Alaudin Malajn, Donika Prelen, Bashkim Dedjan, por kupola e shtetit dhe politikës kishin llogaritur t’i fshehin premtimet kalendrave greke , si gjithherë.

Rama dhe Berisha e dinë se shpallja non-grata nga Departamenti amerikan i Shtetit nuk është thjeshtë për personin në fjalë, por për të gjithë familjen.

Edhe familja kryeministrore ka akuza për pasuri të pajustifikuara. Ka akuza dhe jo vetëm dhe shumë më të rënda se Fatmira, Adriatiku apo Vangjush Akullorja.

Kjo është sot alfa dhe omega e gjësë.

Shqiptaret s’kanë nevojë për kura- virus, pra izolim, por kanë nevojë për kura-mosbesim, pra veprim, sekuestrim dhe burg për hajdutët./Pamfleti

Ndiq VIDEON

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu