Edi Rama i kalon 13.4 milion euro familjes së Lulzim Bashës

0

Vlera që ka paguar shteti shqiptar deri më tani në gjyqet e humbura në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka shkuar në mbi 51 milionë euro.

Në proces ekzekutimi janë dhe 18 milionë euro të tjera, nga të cilat mbi 13 milionë do të paguhen si dëmshpërblim për pallatin që qeveria i shembi familjarëve të Lulzim Bashës, në Vlorë.

Krahas shpenzimeve normale, arka e shtetit vijon të zbrazet edhe për shkak të vendimeve të gabuara të zyrtarëve shqiptarë.

Avokati i Shtetit, Odise Moçka, ka treguar në komisionin parlamentar për çështjet ligjore se deri më tani, mbi 51,6 milionë euro janë paguar si dëmshpërblim për gjyqet e humbura në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, ndërsa nuk i tregoi deputetëve se sa është fatura nga gjyqet e Arbitrazhit, nën argumentin se nuk ishte thirrur për këtë çështje: “155 çështje ende në gjykim, 75 vendime në total me vlerë 51,6 milionë euro, 67 vendime janë ekzekutuar në vlerën e 33,6 milionë euro, 8 vendime janë të paekzekutuara, me vlerë 17,9 milionë e 200 mijë euro”.

Kësisoj, nga buxheti i shtetit pritet të dalin edhe gati 18 milionë euro të tjera. Por, kujt do t’i shkojnë këto para? Sipas dokumentit të depozituar në Komisionin e Ligjeve, më në fund qeveria duket se është bindur që të dëmshpërblejë familjarët e Lulzim Bashës për pallatin e shembur në Vlorë.

Sipas raportit, nënvizohet se kjo çështje është në proces dhe plot 13,4 milionë euro do të disbursohen në favor të palës së dëmtuar.

Media publikoi muaj më parë letërkëmbimet e zyrës së avokatisë së familjarëve të Bashës me qeverinë shqiptare në Gjykatën Europiane, ku pala e dëmtuar që kishte fituar gjyqin, ankohej për vonesën në ekzekutimin e vendimit.

Argumentet e qeverisë atë kohë ishin se vendi s’kishte para për shkak të pandemisë dhe pasojave të tërmetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu