BallinaLajmeE rëndë/ U detyrua të vaksinohet se humnte punën, pas 48 orësh...

E rëndë/ U detyrua të vaksinohet se humnte punën, pas 48 orësh vdes 23-vjeçarja nga Drenasi

Date:

Related stories

Lidhja tru-komjuter do përhapet masivisht në Kinë për 5 vite

Pas suksesit të makinave elektrike, Kina po përgatitet për...

PD-ja, në kërkim të drejtimit

Shktuan Zef Ndreka Për shumë përsona, bëri shumë përshtypje heqja...

Vojerizmi seksual… çoroditja e fundit!

Shkruan Iva V.Grillo Në një kohë kur shoqëria shqiptare është...
spot_img

Një 23 vjeçare në Drenas ka ndërruar jetë, por familjarët e saj thonë se vdekja ndodhi tri ditë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër coronavirusit.

Familjarët e 23 vjeçares, Zarife Imeri, në rrjetet sociale kanë shpërndarë lajmin për vdekjen e saj, teksa thonë se ajo ka humbur jetën 48 orë pasi është vaksinuar.

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, Ismet Bogiqi, ka konfirmuar se vajza është vaksinuar më datën 13 shtator, në procedurë të rregullt.

“Vajza është  vaksinuar me procedurë të rregullt, më 13 shtator, ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer. Nuk ka pasur ndonjë problem gjatë vaksinimit, Mjekësia ligjore tash do të merret me rastin”, deklaroi ai.

Ndryshe, në Kosovë është duke vazhduar të ketë numër të madh të personave të infektuar me COVID-19, por në të njëjtën kohë ka vazhduar edhe vaksinimi i qytetarëve pa ndonjë komplikim serioz të paraqitur nga institucionet shëndetësore dhe përgjegjëse.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.089.615 doza të vaksinës, deri më sot 385.297 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në Kosovë janë duke u dhënë dy lloje të vaksinës kundër COVID-19, Pfizer dhe AstraZeneca.

Familjarët e 23 vjeçares, Zarife Imeri, në rrjetet sociale kanë shpërndarë lajmin për vdekjen e saj, teksa thonë se ajo ka humbur jetën 48 orë pasi është vaksinuar.

“U detyrovë të vaksijonohesh që të qendërosh në vëndin e punës .Ajo vakcin pas 48 ore të shkatoj vdekjen.  MOS NA #DETYRONI  MOS NA #KUSHTËZONI Prehu në paqe mbesa jonë😪😪😪😪😪

admin
adminhttp://balkansnews.net/
Balkan's News gëzon statusin e një Agjencie të Pavarur dhe të lirë Mediatike. Ka reporterët e vet në Shqipëri, New York, Londër, Paris, Romë, Bruksel, Kopenhagë.

Shqipëria Etnike

Gazeta e pavarur Shqiperia-etnike.com nisi botimin e saj në print dhe online me 5 qershor 2001.

Shkrimet e fundit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu