Shkruan Hysni Gurra
Edi Rama nuk po mësohet dot me opozitë të pakapur, është gati të dërrmojë në dajak, bile po të zgjasë kjo situatë edhe të vrasë për të mbajtur pushtetin. Shumë njerëzve u duket ekzagjerim, do ta shihni vetë, Rama vret njerëz vetëm të mos ikë nga pushteti, do ta shihni këtë.
Përkundër heshtjes së të gjitha mediave në Shqipëri, apo reagimeve skllavërore të ca larove të penës, që mu shfaqën në rrjet, se gjoja paskan prish reputacionin e Shqipërisë shqiptarët e Londrës, pritja që i ishte rezervuar Ramës ishte spektakolare. Gjë që tregon se shqiptarët që kanë ikur janë civilizuar, përkundër atyre që kanë mbetur në Shqipëri, edhe pse unë vijoj të jem skeptik për votën e diasporës.
Por ajo që duket ashiqare është se shqiptarët që jetojnë në emigracion kanë marrë zemër, sepse e dallojnë që opozitën nuk e udhëheq më një njeri i kapur, hipokrit e mashtrues, por dikush që PO-s i thotë PO dhe JO-s i thotë JO.
Mediat e Tiranës, edhe ca që duan me gulç të quhen opozitare, përveç Syri-t, nuk e pasqyruan reagimin e fortë të emigrantëve tanë dhe Ramës që i nxori me barela nga salla.
Ka shumë ende kjo opozitë për të bërë, por është e pamohueshme se prej aksioneve të saj Edi Rama nuk është më asnjë sekondë i qetë. Është hera e parë që sy gjithë botës, do ta shihni reagimin e mediave britanike dhe më gjerë ditët në vijim, që Ramës i çirret maska dhe pritet si qen nga bashkëkombësit e tij jashtë.
Kjo që i ndodhi në Londër do ta nxjerrë atë nga faza, sepse gjithë puna e tij është mbi imazhin, dhe t’i godasësh atij pikën më të fortë midis Londrës është njëlloj, për acarimin e nervave, imagjinojeni vetë, sikur ta pështyjë në fytyrë Bora Muzhaqi në mbledhje qeverie. (Ndaluni mendoni pak skenën imagjinare për këtë të fundit).