Dy rrugë ka Ilir Meta; ose të vrasë veten ose të shkojë përjetë në burg

0

Ata që e kthyen në idiomë zakonore profesionin e shenjtë të institutit të besimit njerëzor, drejtësinë, pra katër klanet mafioze që sundojnë 20 familjet kriminele, sot kanë bashkuar gjithë forcat kundër Amerikës dhe interesave të popullit shqiptar

Shkruan Sokol Pepushaj Pjesa e dytë

I ardhur nga Skrapari, në krye të shtetit e të punëve pa asnjë begraund, pa asnjë meritë, i pasur pa rrogë, ky, Ilir Meta, ka arritur që gjithmonë të zgjedhë edhe të besuarit e vet, edhe kundërshtarët e vet, madje edhe viktimat e veta. E fundit viktimë ishte Dritan Prifti që shkoi nga zyra e ministrit të Metës, drejt e në Qiell, pra ndërroi jetë, në pak kohë, sapo guxoi të akuzojë Metën për hajdut.

Vrasjet për pushtet janë të moçme sa njeriu. “Miti serial” i vrasjeve ka vazhduar qyshse Kronosi pati rrëzuar nga froni Uranin dhe vetë Zeusi pastaj rrëzoi Kronosin dhe tërë shokët e tij titanë, për të vëndosur me forcë pushtetin mbi këtë tokë, e deri nëpër perandori, mbretëri e përtej tyre, në diktatura.

Po, këtëj vritet tjetri edhe për portofol.

Ka ndodhur. Ata, nismëtarët e proceseve demokratike, kanë ndërruar jetë thuajse të tërë. Kanë ngelë në këtë jetë vetëm doktor Sali Berisha me Genc Pollon, Fatmir Mediun, Arben Imamin, Çlirim Gjatën, djalin e Rrustemit që ka dënuar klerikët në Shkodër me pushkatim, me akuza politike banale, të shpikura prej tij, si dhe ndonjë hajdut e kriminel më i vogël.

Këta, pasi ende nuk ka tjetër brume në magjen e politikës së ditës, janë në podin e garantit për drejtësi ndryshe, për ekonomi ndryshe, për qeverisje ndryshe në këtë minierë floriri që diskutohet me debate mes Selami Jenisherëve, Ilir Metëve apo Metajve, Jozefina Topallëve, Myslim Murrizëve , Edi Palokëve, Taulant Ballëve, Bamir Topëve, Fatmir Medive, Shpëtim Idrizëve, Ilir Beqjave, Erion Veliajve, si andej nga Trepça, mes Edi Ramëve, Hashim Thaçëve e Aleksandër Vuçiçëve!

Gjithandej si gjithkëtej.

Trepça dihet, gjeografikisht ka dy hyrje, njëra nga toka Serbe, tjetra nga toka shqiptare, ndaj ka probleme. Edhe drejtësia shqiptare dihet, ka disa çelësa në disa duar, ndaj edhe këtu ka probleme.

Çdo derë të drejtësisë dhe padresisë e hapin të gjithë, nga Berisha, Meta, Monika, Shkëlzeni, Taulanti, Gramozi, Luli, Edi, Olsi e deri tek Myslymi që përdor një kod spiuni të kohës së Enver Hoxhës e futet kudo.

Gjykatat shqiptare dhe gjithë elitat politike e shtetërore në 28 vite, nuk ngjan se kanë vënë në peshore drejtësi shoqërore e proceduriale, por para, pasuri e prona pa hesap.

Çështjet juridike, pronat, drejtësitë e shtrëmbëritë, gjithçka është falsifikuar, tjetërsuar.

Në vënd të ndreqjes, kemi ngado dreqosje, interesa private, meskine.

Ata që e kthyen në idiomë zakonore profesionin e shenjtë të institutit të besimit njerëzor, drejtësinë, pra katër klanet mafioze që sundojnë 20 familjet kriminele, sot kanë bashkuar gjithë forcat kundër Amerikës dhe interesave të popullit shqiptar.

Formacioni i hajdutëve është aq i madh, thuajse sa gjithë ky vend.

Gjeneralët e strategjisë kriminale të drogës që edhe këto ditë po korret pa problem dhe nuk flet askush, se të gjithë, me të majtë e të djathtë, do të marrin racionion, racionin e vjedhjes dhe grabitjes si akund tjetër në Botë, Ilir Meta, Sali Berisha, Gjin Gjoni, Xhezair Zaganjori, Adriatik Llalla Gramoz Ruçi, Fatos Nano, Bashkim Dedja, Shpresa Beçaj, Alaudin Malaj, Ilir Meta, Skënder Gjinushi, Taulant Balla, Genc Ruli, Edi Rama, Lulzim Basha, Fatmir Mediu, Monika Krymadhi, Ilir Beqja e deri tek i “harruarin” kryeministër i parë në pluralizëm Aleksandër Meksi, që jo rastësisht u bë miliarder, janë sot e gjithë ditën lënda e parë, për rreshtin e parë, të të arrestuarve të parë.

Këtu, me këta e të tjerë, fillon shpërthimi i gazrave nga marmida e qelbur e mafies shtetërore.

Po pse Ilir Meta duket më i trëmburi?

Ka të drejtë. Le ta humbin pak kontrollin mbi veten, mirë t’i bëhet, pasi rrënja e gjërave ka ndryshuar.

Qyshse Amerika i ka zënë të gjithë peshqit në rrjetë edhe Iliri është aty, si Peshk i Madh, ai nuk e ka të mundshme t’i zgjedhë viktimat e tij, si deri tashti.

Ka ndodhur, siç na la postulatin e bukur ish ambasadori Donald Lu, që peshku i vogël do të hajë peshkun e madh./Pamfleti


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu