Përsëri me dritëshkurtërit e politikës momentale, kryesisht , deputetët e PD-së apo apolitikët ë kohëls jashtë kohe.
Janë disa deputet të PD-së në Parlament, që me sjelljet apolitike në kuvend dhe në jetën publike, ofrojnë shkretime të hapsirave mes përfaqësuesve.
Shumë deputet, si Gjekmarkaj, Zhupa, Duma, Salijani e ndonjë tjetër, kanë humbur durimin, qëndresën.
Presionet e Berishës dhe të foltoristëve i mundën. Ato u dorëzuan shpejt!
Nga ngutja për t’u rrjeshtuar apo jo, tregon se nuk kanë më asnjë forcë për misionin e tyre, angazhimin politik.
Janë disa deputetë, që nuk arritën tek Foltorja, por që nuk janë qartazi as tek PD-ja zyrtare.
Këta, janë parë të tolerojnë vetvetën e shformuar në përsona apolitikë!
Këtyre, ju mungon kumti i mirfilltë politik, përkushtimi .
Janë deputetë që të ardhmën e afërt të tyre e shesin lehtë dhe lirë, janë dritë-shkurtër.
Ndërkohë që këto apolitikë, parakuptojnë akte kënaqësishë të vogla dhe synime mediokre, aktet e vërteta politike nënkuptojnë identitet, të pa përseritshëm dhe të pa ngatërrueshëm.
Apolitikët u shfaqën qartë kur nuk luajnë dot politikë, apo kur e përdorin keq atë.
Sot, në kulmin e luftës politike brënda llojit, kur jo vetëm deputetët por edhe deri militantët po i nxjerrin sytë njëri-tjetrit, apolitikët rrinë tek boshi, në vakumin që krijohet. Mendojnë se kanë zënë pozicion interesant!
E keqja me e madhe që reflektojnë, në situatën e qartë kur kemi non grata të shpallur nga DASH dhe Britania e Madhe, janë deputetët apolitikë.
Këto janë zgjedhur deputetë falë pozicionit në listat e sigurta, pa votat e elektoratit, por vetëm si “mbështetës apo “shpëtimtarë” të kryetarit, edhe duke qënë mosmirnjohës madje.
Këtyre apolitikëve të PD-së dhe të forcave të tjera politike, është pamundësi t’u besoi sovrani.
Ato kanë zgjedhur me dëshirë apo kaq dinë, të funksionojnë si përsona që gjenerojnë mosbesim, frenim.
Në përgjithësi, kjo kategori politikanësh janë të gatshëm të bëjnë pazare, të shitën e të As punojnë, as kanë elektorat. Ndoshta janë anë kurthi i politikës.
Apolitikët me çdo lloj formë, forcojnë mosbesimin.
Për shumë pak kohë, iu duket vetja si interesantë, si fitues. Por, që shkasin në meskinitet, në banalitet, në pisllëk dhe shpesh si mbështetje e rrezikshme e disa politikanëve problematikë apo non grata.
Duke iu dorëzuar shpejt presioneve dhe kërcënimeve, ato janë të zotët vetëm për të shkatërruar vetën, sepse duke mos besuar tek politika, nxitojnë për nga apolitika.
Kështu, shtatori mund t’a gjejë grupin parlamentar të PD-së, me 4-5 deputet apolitik dritëshkurtër më pak.