Drejt përfundimit zgjedhjet në Turqi, mijëra njerëz në radhë; frikë për incidente pas votimit

0

Procesi i votimit në Turqi po shkon drejt fundit. Atje do të mbyllen kutitë e votimit në orën 17.00 dhe sipas orës lokale duhet dhe rreth gjysmë ore që të përfundojë procesi. Megjithatë ka pasur një pjesëmarrje rekord.

Në fotot e publikuara nga mediat vendase, shihet se ka me mijëra njerëz që janë në radhë për të votuar. Pjesëmarrja e lartë në votime shton zërat se mund të jetë një votë kundër Erdoganit.

Drejt përfundimit zgjedhjet në Turqi, mijëra njerëz në

Procesi ka kaluar pa incidente  e konflikte. Frika më e madhe sipas mediave ndërkombëtare do të jetë pasi të mbyllet procesi i votimit. Sipas tyre, Erdogan do të bëjë gjithçka për të mos lejuar humbjen.

Pas votimit në një qendër në Stamboll, Erdogan ka mbërritur në Ankara, ku sipas informacioneve, presidenti turk pritet të ndjekë zgjedhjet pikërisht nga Ankaraja.

Kjo ishte diçka e papritur pasi në zgjedhjet e mëparshme, Erdogan zakonisht qëndronte në Stamboll ditën e votimit. Rikujtojmë se Presidenti Erdogan dhe gruaja e tij Emine Erdogan votuan në shkollën e mesme Saffet Çebi në orën 11.40. Erdogan u prit përzemërsisht nga një grup mbështetësish.

Drejt përfundimit zgjedhjet në Turqi, mijëra njerëz në

Ndërkohë raportohet se kanë vdekur 3 persona. Në Rize, zona e presidentit Rexhep Tajip Erdogan, Şeref Kurt, një komisioner zgjedhor 64-vjeçar nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet, humbi jetën në një qendër votimit.

Qytetarët ishin të parët që u përpoqën ta ndihmonin para mbërritjes së mjekëve, por ai nuk arriti të mbijetonte. Në provincën e Trabzonit, afër Rizes, 75-vjeçari Aysel Ulousoy humbi jetën si pasojë e atakut kardiak.

Drejt përfundimit zgjedhjet në Turqi, mijëra njerëz në

Në provincën e Kerasounda-s, po në Pontus, një votuesi 85-vjeçar ka humbur jetën gjithashtu si pasojë e një ataku kardiak. Sigurisht, shumica e votuesve janë të rinj, bazuar në të dhënat demografike në shtetin fqinj. Vlerësohet se rreth 5 milionë votues votojnë të dielën për herë të pare. Po ashtu kanë votuar dhe persona në barelë, në karrige me rrota, etj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu