Donald Trump nis “fushatën” elektorale për 2024 / Ish-Presidenti shpall edhe sloganin

0

Ish-Presidenti Donald Trump vizitoi Iowa të shtunën për një tubim të stilit të fushatës. Duke folur para një auditori mijëra të pranishëm, ish-presidenti dha ndoshta sinjalin e tij më të qartë se ai synon të kandidojë në 2024.

Pavarësisht se ende nuk e ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij, Trump ngacmoi me sloganin e mundshme politik të fushatës së ardhshme.

“Ta bëjmë Amerikën e Madhe përsëri, e përsëri, sepse në tashmë e kemi bërë njëherë”, tha ai.

Slogani i ri, tha ai, është i ndryshëm nga slogani i tij i vitit 2020, “Keep America Great”, sepse tha se sot “Amerika nuk është më e madhe”.

Ndërsa Trump ka aluduar shumë për një kandidaturë presidenciale të vitit 2024, ai ende nuk ka deklaruar zyrtarisht kandidaturën e tij.

Ka pasur reagime se një pjesë e mediave i bënë një mbulim të tubimit të Iowa-s si “fushatë 2024” pavarësisht se ish-Presidenti nuk njoftoi garën e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu