Aktori turk Kenan Imirzalioglu, i njohur si “Ezel”, së shpejti do të bëhet baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij Sinem Kobal është në muajt e parë të shtatzënisë dhe çifti po presin plot emocion të bëhen prindër.
Mediat turke kanë raportuar se çifti po pret një vajzë megjithatë gjinia e bebushit nuk është konfirmuar ende nga dy aktorët. Po ashtu mediat turke raportojnë së fundmi se Ezel i ka bërë një dhuratë me çmim marramendës bashkëshortes për shtatzëninë.
Aktori i ka blerë asaj një orë nga një markë e famshme dhe kushton plot 150 mijë lira turke. Kenan Imirzalioglu dhe Sinem Kobal janë prej 4 vitesh të martuar dhe së fundmi ata festuan përvjetorin e martesës./revistawho.com