Dita kombëtare e Austrisë, konsulli i nderit Z. Gjergj Leqejza vlerësohet nga ILO, për drejtësi sociale

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Marrëdhëniet Shqipëri-Austri, veçanërisht me Shkodrën, janë shumë të rëndësishme në të gjitha planet, historike, kulturore, politike, ekonomike dhe shoqërore. Një rrol të rëndësishëm në këta marrëdhënie, ka Konsulli i nderit i Austrisë në Shkodër, biznesmeni i njohur shkodran, ekonomisti Z. Gjergj Leqejza.
Marrëdhëniet Shqipëri-Austri u referohen marrëdhënieve aktuale dhe historike të Shqipërisë dhe Austrisë. Historia e marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë dhe Austrisë daton që nga viti 1912, kur Shqipëria e shpalli pavarësinë e saj më 28 nëntor 1912. Si një anëtare e Bashkimit Evropian (BE), Austria mbështet Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në E.U. Marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Austrisë kanë qenë tradicionalisht të ngushta dhe aktualisht qeverisen nga një grup i traktateve komplekse (përfshirë ato me Bashkimin Evropian (BE), nga të cilat Austria është anëtare.

Dita Kombëtare e Austrise festohet më 26 tetor dhe lidhet me zhvillimet politike pas Luftës së Dytë Botërore. Pas përfundimit të Luftës, Austria u pushtua nga katër forcat aleate (Bashkimi Sovjetik, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Franca), të cilat e ndanë vendin në katër zona. Kryeqyteti Vjenë u nda gjithashtu në katër zona, me distriktin historik qendror që administrohej bashkërisht nga “Këshilli i Kontrollit Aleat”. Megjithëse parlamenti austriak u zgjodh në mënyrë demokratike, çdo rregullore legjislative ose veprim politik i qeverisë në fillim kërkonte pëlqimin e Këshillit të Kontrollit Aleat dhe më vonë mund të vihej ende në veto prej tij.
Negociatat mbi një Traktat Shtetëror që i jepte fund pushtimit mund të përfundonin më në fund në pranverën e vitit 1955.
Traktati Shtetëror Austriak u nënshkrua më 15 maj 1955, në ‘Schloss Belvedere’ të Vjenës dhe hyri në fuqi më 27 korrik 1955. Më 26 tetor 1955, Parlamenti Austriak miratoi ligjin kushtetues mbi neutralitetin e përhershëm, i cili është festuar si Dita Kombëtare Austriake që nga viti 1965.
Në dokumentin e neutralitetit thuhet: “Për qëllimin e pohimit të përhershëm të pavarësisë së saj nga jashtë dhe për qëllimin e paprekshmërisë së territorit të saj, Austria deklaron lirisht neutralitetin e saj të përhershëm. Austria do ta ruajë dhe do ta mbrojë këtë me të gjitha mjetet që ka në dispozicion”.

ILO, Organizata nderkombetare e punes nis fushatën “Kjo është drejtësi sociale”. Konsulli i nderit i Austrisë në Shkodër, z. Gjergj Leqejza vlerësohet për drejtësi sociale.

Z. Gjergj Leqejza krahas rrolit diplomatik si konsull nderi i Austrisë është një biznesmen shumë i njohur në Shkodër dhe ka ndikuar shumë në rritjen dhe zhillimin e biznesit të tij, duke krijuar vende cilësore pune për shkodranët. Ai ka ndihmuar shumë sportin, artin dhe punëtorët me aftësi të kufizuara. Z. Leqejza ka mbështetur aktivitetet dhe botimet për muzikën e qytetit të Shkodrës. Ai ka mbështetur gjithashtu ‘Koncertin për muzikantin austriak me vlera botërore Wolfgang Amadeus Mozart. Organiza ndërkombëtare e punës, vlerëson kontributin e Z. Leqejza për zhvillimin e biznesit dhe drejtësinë sociale, që mbështet biznesmeni dhe diplomati shkodranë. Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) ka nisur fushatën “Kjo është drejtësi sociale”, me një seri videosh në mediat sociale që tregojnë ndikimin transformues të drejtësisë sociale në jetën e punëtorëve, punëdhënësve dhe komuniteteve. Fushata thekson rëndësinë e drejtësisë sociale në punën e denjë dhe realizimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), përpara Samitit të Dytë Botëror për Zhvillim Social (WSSD) që do të zhvillohet në Doha nga 4-6 nëntor 2025.
Historia e parë paraqet Gjergj Leqejzën, një sipërmarrës dhe pronar biznesi i cili zgjodhi të qëndronte në vendin e tij të lindjes, Shqipërinë, pavarësisht dekadave të sfidave ekonomike, dhe të ndërtonte një biznes tekstili të bazuar në vende pune të denja, mbështetje komunitare dhe drejtësi sociale për të gjithë.
Historia e Gjergjit është pjesë e një serie që përfshin video rreth një fermeri nga Bangladeshi, një udhëheqësi ekipi në një projekt rigjenerimi urban të qëndrueshëm nga ana mjedisore në Jordani, një udhëheqësi sindikate në një qendër mega-sportive në Brazil, një nëne që punon me mbështetje për kujdesin ndaj fëmijëve në vend në Moldavi dhe një burri të pastrehë të shndërruar në menaxher me pagë në Afrikën e Jugut.
Fushata do të vazhdojë t’u sjellë audiencave globale histori të tjera transformuese njerëzore pas përfundimit të Samitit në Doha, duke përfshirë Kolumbinë, Senegalin dhe Republikën Dominikane.
Z. Leqejza deklaron: “Kam rritur bizneset e mia dhe kam krijuar qindra vende pune.” Në Shkodër të Shqipërisë, Gjergji u zhvendos nga fabrika tw vogla në krijimin e ndërmarrjeve që krijojnë qindra vende pune cilësore – në mënyrë që njerëzit të mund të ndërtojnë një jetë aty ku janë. Ai mbështet sportin dhe kulturën dhe hap dyert për punëtorët me aftësi të kufizuara.
I uroj Austrisë, ditën kombëtare. Me këtë rast i uroj gjithashtu, Z. Leqejza punë të mbarë në biznesin e tij për qytetin e Shkodrës dhe suksese të mëtejshme në marrëdhëniet e Shkodrës dhe Shqipërisë me Austrinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu