Diploma 2023 në Shkollën ‘Prenk Jakova’ Shkodër

0
Open photoShkruan Qamil Gjyrezi

Diploma e shkollës së mesme është një moment ngjarje shumë e rëndësishme për sejcilin adolshent që përfundon studimet në cilklin para universitarë. Diploma e pjekurisë për një muzikant është një moment shumë i rëndësishëm, mbasi përcakton të ardhmen artistike të tij. Në këtë moment muzikanti përcakton zgjedh nëse do të vazhdojë studimet për muzikë apo do të përzgjedhi një fushë tjetër të dijes.

Open photo

Fëmijët e komuniteti i prindërve janë sot në një ‘dilemë’ të madhe, si pasojë e tregut të punës për të vazhduar studimet për art muzikë. Por nëse punohet me kujdes dhe përkushtim nga të gjithë edhe studimi për muzikë ka të ardhme, mbasi muzika është dhe duhet të trajtohet, menaxhohet si një profesion artistik. Të gjithë e kujtojmë këtë moment magjik në përfundimin e maturës. Psikologët e quajnë atë “parimi i pjekurisë”. është kur njerëzit bëhen më ekstrovertë, emocionalisht të qëndrueshëm, të këndshëm dhe të ndërgjegjshëm ndërsa rriten. Sigurisht, disa individë mund të ndryshojnë më pak se të tjerët, por në përgjithësi, parimi i pjekurisë vlen për të gjithë. Prandaj maturimi në muzikë në art merr një rëndësi të vecantë për muzikantin e ardhshëm dhe duhet të trajtohet me shumë kujdes nga mësuesit muzikës dhe stafi pedagogjik Në 60 vite Shkolla artistike ‘Prenk Jakova’ ka nxjerrë me mijëra nxënës në fushën e muzikës dhe pikturës, skulpturës. Prandaj diplomat në muzikë marrin një rëndësi të vecantë për këtë institucion të dijes dhe të artit. Sot shumë prindër janë në dilemë për të ardhmen e fëmijës muzikant, por stafi i kësaj shkolle artistike në drejtimin e Z. Anton Kaftalli dhe Znj. Manjola Zogaj, stafi i muzikës, pikturës dhe lëndëve të përgjithshme po bëjnë një punë shumë të mire, për të cuar përpara arritjet në fushën e muzikës dhe pikturës.

Open photo

Maturantët e degës muzikës të Shkollës ‘Prenk Jakova’ zhvilluan më datën 30 Maj 2023 provimin e diplomës, sipas specialiteteve përkatëse. Në këta diploma nxënësit maturantë të drejtuar nga mësuesit e instruimentëve Rudina Jakova piano, Lukë Mllugja kanto, Arenc Fani kitarrë, Valbona Bushati flaut, Denisa Cela kanto, Erlad Rragami fizarmonikë dhe Edmond Denelli violinë prezantuan punë me vlera artistike dhe pedagogjike. Duhet theksuar se këta adolshentë maturantë 2020-2023 kanë studjuar në 4 në vite të vështira të pandemisë. Por nxënësit pavarësisht këtyre faktorëve objektiv natyrorë, prezantuan punë të mira me nivel artistik dhe kulturorë. Pjesët e diplomës ishin përzgjedhur me shumë profesionalizëm duke synuar anën teknike dhe muzikore. Edhe autorët fillonin nga klasikët si Bach, Moxart dhe Bethoëen dhe me autorë modernë si Hektor Vila Lobos etj. Pedagogët kishin përzgjedhur gjithashtu edhe autorë shqiptarë me shumë vlera artistike si Prenk Jakova dhe Avni Mula etj. Muzika e kompozitorëve shqiptarë duhet të promovohet dhe luhet në të gjitha stadet e edukimit muzikorë për muzikantët e ardhshëm.

Open photo

Në këta diploma u shquan nxënësit Jozefina Leka, Ajdis Hasani, Briken Cara etj. dhe nxënësit e instrumentëve të kitarrës, flautit, violinës dhe fizarmonikës. Bashkia e Shkodrës duhet të mbështesi, të përpilojë një projekt për shkollën artistike ‘Prenk Jakova’ për fëmijët më të talentuar dhe ata në nevojë, familjet në nevojë. Muzika ka nevojë për mbështetje financiare dhe psikologjike. Shkodra ka një shkollë artistike që është jo vetëm institucion edukimi por edhe ‘monument kulture’ sic është shkolla ‘Prenk Jakova’ që duhet mbështetur dhe respektuar, për të majtur gjallë emrin e ‘Prenk Jakovës së madh’!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu