Dështon Edi Rama për pengimin e krijimit të SPAK-ut/ Pas ndërhyrjes së fortë amerikane Këshilli i Lartë i Prokurorisë mblidhet të premten për krijimin e SPAK-ut

1

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të zhvillojë të premten mbledhjen për konstituimin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, e njohur si SPAK.

Në mbledhje pritet të diskutohet për ngritjen e SPAK me formulën 8+2, 8 prokurore që kanë kaluar vettingun dhe 2 prokurorë të komanduar.

Mbledhja ishte parashikuar të zhvillohej ditën e djeshme, por u shty pasi Besnik Cani nuk është njohur me materialet.

Ligji parashikon që anëtarët e KLP të njoftohen 7 ditë para për zhvillimin e mbledhjes.

1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu