Deputeti Papa diskutim historik për injorancën: “Kur jesha i ri e me kaçurrela, fëmrat e mia kanë pirë më shumë Wiski se sa ujë”, ndaj do e bëjmë Shqipërinë ne… (Video)

0
Deputeti i kuvendit shqiptar, Kristaq Papa ka mbajtur sot në parlament një nga fjalimet më të çuditshme dhe të turpshme, në historinë e kuvendit.

Arritje e madhe kjo duke marrë parasysh se gjatë këtyre viteve të stërzgjatura të tranzicionit, shumë fjalime janë bërë objekt talljesh dhe polemikash në opinionin publik.

“Fëmrat e mia kanë pirë më shumë uiski e pije të mirë se ujë”, është shprehur deputeti Papa, duke kujtuar vitet e rinisë kur dhe ka pasur kaçurrela. Sigurisht që nga një deputet, aq më tepër që supozohet të jetë përfaqësues i opozitës, presim të bëhet zëri i problemeve dhe interesave të shqiptarëve, por mesa duket nga kuvendi aktual e vetmja gjë që populli do të përfitojë janë materiali i bollshëm, për memet në rrjete sociale. /Pamfleti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu