Shkruan Qamil Gjyrezi
Më datën 4 Prill 2024 në senacën e ditës së enjte, u votua amnistia penale si pasojë e pazarit politik të Rilindjes dhe Rithemelimit. Kryetari i P.D.-së Z. Lulzim Basha e pati paralajmëruar këtë Pazar politik, Berisha-Rama në kurriz të shqiptarëve, kundër SPAK dhe në dëm të demokratëve të ndershëm, që kanë marrë pjesë në protestat e opozitës për largimin e Ramës. Edhe ky ligj, si është votuar Projekt-Buxheti i 2024, heqja e dëmshpërblimit për ish-pronarët u votua me ‘shpejtësi rrufe’, por në kushtet e pazarit Rama-Berisha, në ‘dashuri të paparë’ me njëri tjetrin, sindroma e Stokholmit.
Me 110 vota për, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për amnistinë penale, nga i cili pritet të përfitojnë afër 1.100 të dënuar, 700 nga të cilët do të lirohen menjëherë.Miratimi i amnistisë u bë i mundur pas marrëveshjes që u arrit pak ditë më parë mes shumicës parlamentare dhe një pjese të opozitës, marrëveshje që i dha fund bllokimit dhe tensioneve në seancat plenare. Partia Socialiste dhe grupi i deputetëve të ‘Rithemelimit’ brenda Partisë Demokratike gjetën pajtim duke zgjidhur kështu ngërçin që mbante bllokuar votimin e këtij ligji’. Deputetët e Shkodrës, të djathtë e të majtë votuan amnistinë kundër SPAK, dhe lanë në burg demokratët e ndershëm që i kanë mbështetur në protesta. Mirë deputetë e majtë, që nuk i detyrohen demokratëve të ndershëm, por deputetët e djathtë, si do të kërkojnë vota familjarëve të burgosurve, në vitin 2025.
Lojra të tilla dhe pazare të fshehta, në kurriz të ish-persekutuarve, ish-pronarëve, zhvillimit ekonomik të Shkodrës në 32 vite, janë votuar shpesh, duke u justifikuar se fajin e kanë ‘ish-kumunistët dhe socialistët’. Për debatin ligjorë do të citoj përfaqësuesit ligjorë të PD-së, por personalisht do të argumentoj politikisht, sesi deputetët e djathtë kanë mashtruar elektoratin e djathtë në 32 vite. Edhe deputetët aktualë të Shkodrës, janë votuar si pasojë e herësit famekeq në vitin 2021, të mbështetur nga Sali Berisha dhe nuk janë votuar nga shkodranët me lista të hapura. Një qëndrim i tillë në kurriz të të djathtëve shkodranë, po luhet edhe me këta pazare aktuale Berisha-Rama, por shkodranët i dinë votat të që kanë marrë këta deputetë liste që me aktet e tyre politike, nuk i përfaqësojnë interesat e Shkodrës, por interest personale për një vend të sigurtë në 2025. Qëndrime të tilla janë vazhdim i pazarit Berisha-Rama për kodin zgjedhorë të vitin 2025, me lista të mbyllura. Përfaqësuesi ligjor i PD-së zyrtare, Rezart Kthupi, tha se nga ligji përfitojnë të gjithë zyrtarët e shtetit që nuk kanë qenë titullar institucioni, por që janë dënuar nga GJKKO për korrupsion. Kurse përfaqësuesi tjetër ligjorë Indrit Sefa deklaroi se kjo amnisti është: ‘Amnisti e hajdutëve!
Sefa zbardhi si prova, për herë të parë dokumentet e pa transmetuara në TV A2CNN. Indrit Sefa deklaroi gjithashtu me prova dhe fakte ligjorë se : ‘Kjo është amnistia e të korruptuarve! Ai deklaroi se Rithemelimi dhe Rilindja janë bërë bashkë dhe i hëngrën në besë demokratët.Një politikë të tillë ai e quajti: ‘Politika e pushtuar nga sindroma e Stokholmit dhe deklaroi i bindur se do të hanë kokat e njëri tjetrit’. Sic shkruaj më lart, ish-deputetët demokratë të Shkodrës e kanë ‘prerë në vite në besë’ elektoratin shkodranë, ish-të persekutuarit dhe ish-pronarët, në shërbim të politikës personale e familjare të Sali Berishës. Sali Berisha që në zgjedhjet e para pluraliste, pati përzgjedhur me shumë kujdes, individë pseudo të persektuar me të kaluar të dyshimtë, deputetë me prejardhje të majtë të dalë nga zyrat e Ramiz Alisë dhe individë me personalitet të cunguar dhe që pranonin lojën e Berishës dhe korrupsionin në pushtetin lokal dhe qëndrorë. Në vitet 1991-1994 prenë në besë ish-të persekutuarit, duke i nxjerrë me forcë nga greva e urisë dhe ish-pronarët me ligjin antikombëtarë 7501.
Në vitet 1996-1998 me firmat piramidale dhe vitin e mbrapshtë 1997. Në vitet 2000-2008 me demagogjinë Fatos Nano i korruptuar, Shkodra mbeti e pa zhvilluar dhe vazhdonin bizneset e dyshimta familjare e personale edhe mbasi erdhën në pushtet në 2005. Në 2008 me ndryshimet kushtetuese që vazhdojnë edhe sot në 2024. Prandaj si pasojë e kësaj politike të dështuar 32 vjecare, deputetët e Shkodrës që janë vazhdues së ‘berishizmit’, votuan amnistinë kundër SPAK, dhe lënë në burg demokratët, për një vend në lista dhe interesa personale.