Demokratët ngrohen vetëm në vatrën e PD-së

0
Shkruan Zef Ndreka
Tashmë po artikulohet si etalon fryma e mirkuptimit të dy grupimeve të ndryshme në PD-në e Mirditës.
Kjo frymë, që i dërgoi në unifikimin dhe bashkimin paraprak të demokratëve mirditorë në një opozitë politike, ku i bashkohen pjesa e shoqërisë civile dhe elektorati i ashtuquajtur gri, la mënjanë mëritë dhe grindjet në qënder , që akoma se kanë gjetur gjuhën e përbashkët.
Demokratët e Mirditës, me zgjuarsinë që i karakterizon , kuvenduan si përherë dhe vendosën :
Problemet në qeverisje vëndore zgjidhen vetëm të bashkuar.
Pikërisht për këtë , nga takimet ndërmjet palëve, u ngrit një komision i përbashkët prej 7 përsonazh, i quajtur ” Shtabi i Bashkimit të Demokratëve të Mirditës “.
Ky shtab tashmë ka fituar dhe gëzon gjithë atributet e një force të vetme politike lokale, që do të ndjek gjithë proçesin e përzgjedhjes së kandidaturave për kryebashkiak, procesin e votimit një anëtar një votë dhe drejtimin e fushatës elektorale lokale zgjedhore.
Ky shtab, me atributet e dakortesuara dhe të firmosur nga dy palët me dt 22.10. 2022, ka avancuar në veprimet e dukshme politike dhe gjen mbështetjen e PD-së dhe Foltorës në qëndër. Është një shtab detyrimisht i njohshëm tashmë, që, që tregoi sa lehtësisht, kur nuk mungon fryma e bashkëpunimit, bashkohen forcat per kalimin e drejtimit të Bashkisë në duart e demokratëve , që kanë probleme dhe vështirësi ekonomike në jetën e tyre nga keq qeverisja e socialistëve.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Gjithë proçesi i bashkimit të demokratëve mirditorë, tregoi kthjelltësi e mençuri, dialog e vendosmëri për ti përfaqësuar demokratet në lartësinë që i takon.
PD-ja e Mirditës, në zgjedhjet e fundit elektorale parlamentare, ka marrë një rezultat rekord, duke qënë në krah të qytetarëve.
Përgëzimet në këtë rast vijnë nga zemra. Sepse, asnjë nga nënshkruesit demokratë nuk u fsheh, por edhe nuk pranuan ta hanë sapunin për djathë!
Ato braktisen shumë zëra ndryshe që nuk shkonin në funksion të bashkimit dhe kjo i kthjelloi akoma më shumë për të vëndosur bashkëpunimin, ndaj reaguan.
Demokratët e Mirditës lanë mënjanë meritë e amplifikuara rëndom midis demokratësh .
Nuk ju futën në punë aspak ato!
Ndaj demokratët në Mirditë do të fitojnë më siguri.
Veprimi i demokratëve të Mirditës është një thirrje, një britmë për liderët në qëndër:
pa bashim – ka vetëm humbje!
Ky veprim i demokratëve të Mirditës është një shëmbull suksesi inisiative që tregon se kur i lë rrugën hapur PD-së në bazë , bashkëpunimi arrihet.
Sepse demokratët ngrohen vetëm në vatrën e vet!
Ky bashkëpunim i demokratëve të Mirditës është një mësim i ri për liderët e opozitës , që tregon se duhet lënë me shume inisiative e lirë strukturave të bazës.
Vetëm kështu mund të ndryshojë realiteti i opozitës së përçarë të PD-së kudo në degët e rretheve. Të hiqet dorë nga imponimi që nuk sjell ndryshime , përkundrazi.
Inisiativa e lirë në vëndimarrje sjell bashim dhe fitore.
Po të bëhen përpjekje në çdo dege të rretheve siç u bë në Mirditë, do të shikojmë të dali gjithandej tymi i bardhë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu