“Demir” prezanton djalin e tij në jetën reale, “Ojky” e quan vëlla

0

Këtë vit aktori shumë i njohur turk nga roli i Demirit në serialin “Bija ime”, Bugra Gulsoy u bë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij solli në jetë një djalë dhe çifti i vendosën emrin Xhem. Aktori ka postuar një foto ku shfaqet duke mbajtur djalin në kraharor teksa ai fle. Demiri është shprehur shumë i lumtur që është bërë baba dhe e ka cilësuar si ndjenjën më të bukur në jetë.

Aktori ka marrë shumë urime nga kolegët dhe një urim shumë të ëmbël i ka bërë edhe aktorja Beren Gokyildiz e cila luan rolin e Ojkyt. Ajo postoi një foto me aktorin në Instagram dhe e quajti veten motra e vogëlushit. “Të shkon shumë të jesh baba. Unë u bëra motër. I uroj vëllait tim Xhem jetë të gjatë dhe të lumtur”, shkruajti Ojky. “Ti je motra më e mirë”, u përgjigj Demiri./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu