Feride arrin të rregullojë një takim mes Nerimanit dhe Ozlemit për t’i pajtuar. Ozlem pajtohet me të ëmën por nuk i hiqet qafe Ferides. Vajzat përgatiten për ballon e shkollës dhe zbukurohen me fustanet që morën me qera.
Xhenk surprizon Kaderen duke e marrë atë dhe shoqet e saj me makinë për të shkuar në ballo. Vajzat përfundojnë në një vend të panjohur në mes të natës. Kader mëson se Xhenk nuk ka çuar asnjë makinë dhe i kanë futur në kurth.
Prapa kësaj fshihet Defne. Banu tenton vetëvrasjen me beben në krahë. Vajzat arrijnë në ballo falë Serkanit dhe Xhenkut. Songyl bëhet xheloze kur sheh Gynejin duke kërcyer me një vajzë tjetër. Serkan mendon se babai i Songylit ka vjedhur shtëpinë e tij. Defne dëgjon gjithçka dhe e turpëron Songylin para të gjithëve./revistawho.com