Debati Trump-Biden/ Të gjitha sondazhet në Amerikë, kanë nxjerrë fitues Donald Trump

0
Avokati Peter Lumaj ishte i ftuari i Çim Peka LIVE, për të komentuar debatin mes Trump dhe Biden në SHBA.

Ai tha se ky debat i drejtohej bazës dhe Joe Biden e humbi këtë debat. Lumaj tha se Biden bëri gabim edhe për konstatimet e tij për organizatën Antifa.

“3-4 burime të pavarura e nxjerrin fitues presidentin Trump. Të gjitha sondazhet këtu, tregojnë që fituesi i debatit ishte presidenti Trump,” tha Lumaj.

Por ai tha se çështja që do dominojë fushatën do jetë Gjykata Supreme. Lumaj tha se Trump ka gjetur kandidaten e duhur.

“Sot besoj se 70 përqind e debatit do bëhet rreth emërimit të kandidates së Trump në Gjykatën Supreme. Kjo do të ndryshojë pikëpamjet ideologjike në SHBA gjatë viteve në vazhdim,” tha ai.

Lumaj tha se Trump e ka numrin e senatorëve për të kaluar kandidaturën e tij.

I pyetur se si ka mundësi që një çështje si Gjykata Supreme të dominojë fushatën, ndryshe nga çfarë ndodhi në Shqipëri, Lumaj tha: “Kushtetuta amerikane nuk e përmend askund fjalën demokraci: ne jemi shtet kushtetues, shtet i ligjit, jo shtet demokratik”.

Fjala injorant që përdoret për Trump është ofenduese, por besoj se është ofenduese edhe për ata që e mbështesim dhe e mbrojmë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu