Një tjetër “çudi”, qenka fshehur nga “baballarët” e politikës shqiptare, të cilët prej 28 vitesh, siç tregojnë pasuritë dhe pazaret majtas-djathtas, po “luftojnë, rropaten e përleshen” me njeri-tjetrin për pasuri, por në “FB” e media, bëjnë sikur kacafyten vetëm për hallet e popullit.
Mirëpo, dallimi mes tyre dhe popullit, qëndron në faktin, se shqiptarët që nuk janë pjesë në pushtet e nuk i kanë familjarët, ministra, deputetë, shefa policie, doganash, tatimesh, arsimi, e shëndetësie, mezi shtyjnë vaktet e bukës, deri sa t’u vijë “dita e lumtur” e marrjes së pagave, pensioneve dhe ndihmës ekonomike lëmoshë, ndërsa shumë prej shtetarëve, nuk i tërhëqin fare pagat mujore milionëshe, por i lënë “mullar” në bankë.
Këtë e konfirmon, një raport hetimor i përbashkët, hartuar nga Inspektorati i Deklarimit të Pasurive dhe Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave, në kuadër të detyrës, për verifikimin e vetë-deklarimeve të pasurive, ku konstatohet fakti, se 24 mijë e 113 zyrtarë shteti, prej 7-10 vitesh nuk i kanë tërhequr pagat nga banka, duke i kaluar në llogari rrjedhëse depozitë të përherëshme.
Me çfarë burimesh ekonomike ushqehen, pispillosen, blejnë makina luksi, mjekohen e arsimojnë fëmijët jashtë shtetit, shkojnë në plazhe, ahengje, pikniqe e madje në motele me 5 yje, kur nuk tërheqin pagat, megjithëse nuk kanë as biznese, as ndihma nga “Kryqi Kuq”, nga shoqatat, apo nga bamirësitë mediatike të kryeministrit!
A mund të mendohet, se jetojnë me ajër, këta 24 mijë e 113 ministra, zv/ministra, deputetë, krye-doganierë e doganierë, krye-tatimorë e tatimorë, shefa spitalesh e universitetesh, kryepolicë, gjyqtarë, prokurorë, kryebashkiakë, drejtorë e zyrtarë të kategorive të tjera, të cilët nuk i tërheqin pagat mujore prej afro 1 dekade?
Ja skeda numerike sipas institucioneve, e zyrtarëve pa biznese e pa ndihma humanitare, të cilët nuk tërheqin pagat, por e jetojnë në luks
- Janë 108 zyrtarë të Kryeministrisë..
- Janë 11 zyrtarë të KLSH.
- Janë 7 ministra.
- Janë 19 zv/ministra.
- Janë 21 ish-ministra.
- Janë 34 zyrtarë të Autoritetit Rrugor.
- Janë 29 zyrtarë të “Albcontrol”-Rinas.
- Janë 17 zyrtarë të Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC).
- Janë 113 zyrtarë të Ministrisë së Jashtme dhe ambasadorë.
- Janë 6200 zyrtarë të ministrive në qendër e rajone.
- Janë 1950 drejtorë e shefa shërbimesh publike në qendër e rajone.
- Janë 2010 zyrtarë policie.
- Janë 29 zyrtarë të Presidencës
- Janë 210 zyrtarë të KESH.
- Janë 700 shefa të OSHEE.
- Janë 133 zyrtarë të AKU.
- Janë 66 zyrtarë të SHISH.
- Janë 1246 shefa mjekësie.
- Janë 57 kryetarë e nënkryetarë bashkie.
- Janë 77 zyrtarë të doganeve.
- Janë 311 zyrtarë të tatimeve.
- Janë 24 zyrtarë të Mjedis-Ujëra-Pyjeve-Peshkimit.
- Janë 72 shefa e inspektorë IKMT dhe e inspektorateve ndërtimore nëpër bashki.
- Janë 197 gjytarë e prokurorë,
- Janë 56 deputetë dhe e 122 ish-deputetë.
Ja 25 zyrtarë të lartë, që nuk tërheqin pagat prej 7-10 vitesh, megjithëse nuk kanë biznese, ndihma nga “Kryqi Kuq”, lista dyqanesh, apo bamirësi nga OJF-të e qeseve ushqimore
- Edi Rama, 18 muaj.
- Sali Berisha, 29 muaj.
- Taulant Balla, 37 muaj.
- Ilir Metaj, 35 muaj.
- Bahri Musabelliu, rektor UBT-Kamëz.
- Edri Fuga 53 muaj.
- Dhori Kule, Dekan-Rektor, 87 muaj.
- Ëngjëll Agaçi, 42 muaj.
- Armando Subashi, 22 muaj.
- Agron Hetoja, 42 muaj (dretjor KESH+AKU).
- Alma Hiçka, 30 muaj (ish-Avokate e Shtetit).
- Xhelal Mziu, 43 muaj.
- Xhezair Zagonjori, 59 muaj.
- Dritan Leli, 36 muaj.
- Agim Ismaili, 25 muaj (Drejtor Burgjesh+AKU).
- Lulzim Basha, 38 muaj.
- Ogerta Manstirliu, 50 muaj.
- Blendi Klosi, 31 muaj.
- Ardi Veliu, 21 muaj.
- Damian Gjiknuri, 52 muaj.
- Belinda Balluku, 43 muaj.
- Erjon Veliaj, 36 muaj.
- Ylsi Manja, 20 muaj.
- Klevis Balliu, 15 muaj.
- Afrim Qendro, 16 muaj.