Coronavirusi: Kryeministri britanik, Boris Johnson në gjëndje të rëndë. vendoset në aparaturë oksigjeni

0

Kryeministri britanik, Boris Johnson u dërgua në një spital në Londër, mbrëmjen e të dielës, me simptoma të vazhdueshme, mes të cilave edhe temperaturë, për një seri testesh rutinë. Zyrtarët thanë se ky ishte një hap parandalues i marrë me këshillën e doktorit të tij.

Ndërkohë mësohet se gjendja e tij është përkeqësuar, pasi ai është vendosur në aparaturë oksigjeni. Johnson rezultoi pozitiv ndaj Koronavirusit 10 ditë më parë e me sa duket gjendja e tij nuk po stabilizohet.

Megjithatë do të vazhdojë që të marrë vendime për shtetin e tij, pavarësisht se do të qëndrojë në spital për një afat të pacaktuar. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu