U deshën rreth 30 vite që Berishës dhe Metës tu humbte shkëlqimi i tyre dhe tu dilte përfundimisht boja edhe në sytë e gjithë shqiptarëve.
Ata po kalojnë normalisht në figura gjithnjë e më periferike të urryer tashmë nga shumica e demokratëve dhe sigurisht edhe nga socialistët.
Kohët e fundit, siç është artikuluar shumë përfshirja e Ilir Metaj në veprimtari bashkëpunimi me ish Sigurimin e Shtetit, po presim hapjen e dosjes së tij. Të mësojmë të gjithë cilin kemi patur në krye të qeverisë, të Parlamentit dhe të Shtetit!
Më pas, nuk besoj se “revolucioni” imagjinar i Berishës dhe Metës do e mbrojë këtë dyshe. Protestat e thirrur prej tyre janë të destinuara të dështojnë per shumë aresye. Sepse protestat revolucionare nuk janë më në mode dhe thirrën për motive përsonale, jo kundër qeverisë dhe korrupsionit e miqve të tyre oligarkë.
Megjithse ka njëmijë e një aresye për ta shporrur këtë qeveri, diskrititimi i këtyre figurave dhe delegjimiteti i tyre i kompromenton lëvizjet , qofshin edhe “revolucione”!
Duhet theksuar se në situatën komplekse politike ku ndodhemi, lufta e qeverisë , përdorimi i Parlamentit, bashkimi i votave me një pjesë të opozitës , është përpjekje e hapur e Ramës për kapitalizimin e vlerave të ndryshimeve demokratike të dhjetorit ’90.
E nisi Berisha prapësinë e përdorimit të dosjeve të ish Sigurimit famëkeq të Shtetit, duke shantazhuar , duke mbajtur peng e duke seleksionuar sipas oreksit siç dinte ai, shumë njerëz që mwrreshin me politike si dhe proçeset demokratike.
Tani , qofsha i gabuar, por përveç pushtetit absolut që ka në dorë Rama, këtij të fundit ju shtuan edhe një armë plus që i mungonte , për ta përdorur si dikur Berisha. Ky është rreziku real.
Gjithsesi, ligji i miratuar i hapjes së plotë të dosjeve , për të qënë serioz dhe për të vepruar siç kanë vepruar gjermanët me shërbimin e tyre, kërkohet garanci në kontroll dhe zbatim .
Ndryshe kemi vrarë vetvetën.
Ligji i miratuar çmontoi mitin Berisha dhe e rrëzon atë , po ashtu edhe Metën.
Enver Hoxha ra kur vdiq, ndërsa si mit ra 15 vite më vonë.
Sali Berisha edhe pse nuk e arrinte dot , luftoi shumë fort për ngritën e miti të tij, dhe këtë e tregoi me nevojë e Foltorës për t’u mbrojtur nga USA dhe BE, per shkak të shpalljes non grata.
Po të krahasojmë ngjashmërinë ndërmjet Enverit dhe Berishës, do gjejmë ndryshime. Enveri ishte kult i popullit në diktaturë, ndërsa Berisha mbeti vetëm kulti i Foltorës dhe disa foltoristëve, të cilët kanë mbetur pak dhe çdo ditë po zvogelohet numri i adhuruesve të Berishës, të këtij noe Enveristi.
Foltorja e tij në nivele të larta drejtuese është e mbushur plot me komunistë të zellshëm të tipit Berisha , të kthyer kinse në antikomunistë per te mashtruar popullin. Për të mos thënë të tërë, shumica prej tyre janë shantazhuar nga Berisha non grata, pikërisht për të kaluarën e tyre. Ndërsa një pjesë e vogël e Foltorës janë katapultuar dhe gënjyer me premtime nga Berisha.
Ligji i hapjes së plotë të dosjeve, përveç çlirimit të shqiptarëve nga sikletet e të vërtetës, rrëzon përfundimisht mitin e non grata-ës, të Metës dhe të ngjashmëve të tyre.
Ku ligj i çmonton nga arma me e rrezikshme e tyre politike dhe i rrëzon ata.