Ç’Krijesë…

0
Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Ç’krijesë…
Vrapojnë me vrap,
Pa u bërë pishman,
Don edhe kohën,
Ty për me ta marrë.
Lejoje ti sekondin,
Dhe ai të përkëdhel,
Lejoje frymëmarrjen,
T’mund vijë me hare.
Se, e mundur është,
Vetes këtë favor,
Dhuro kënaqësinë,
Jetën mirë përdor.
Druaje atë, druaj,
Vetja n’qef, jo t’hyj,
Ditën i prish tjetrit,
Ta bësh keq me ndi.
Nese din të jeshë,
Siç e don kjo jetë,
Mendo si për vete,
Edhe për të tjert.
Pse mendja t’shkon,
Që n’sallatën tënde,
Ta shtrosh në pjatë
Me emër e çmendje.
As kurrë kto myktha,
Nuk dinë me u largu,
Nëse ti në mëndje,
Ushqim, u ke shtru.
Larg nga punt e mia,
Larg nga punt e tjetrit,
Si një ferrgomare,
Hileqarët e dreqit.
Sa bukur me dije,
Lezetin për vetin,
N’formë e veçanti,
Rrufjant e gajretit.
Me ty me u ndesh,
Del njeri i humbur,
Me ment e gomarit,
I ke veshë kostumin.
Kjo krijesë gjembë,
Bën e t’përkëdhel,
Ruajna Zot nga kto,
Plagë, t’lë peshqesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu