Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi është shprehur se nuk ka një përgjigje se kë PD do regjistrojë në zgjedhje, atë nën drejtimin e Sali Berishës apo të Enkelejd Alibeajt.
Ai u shpreh se vendimin do e marrë KQZ-ja ku të vijë kërkesa.
“Nuk kam asnjë lloj përgjigje, se si do të jetë situata me regjistrimit nuk e dimë. Do ishte jo etike dhe jo korrekte që vendimin ta prezantoja pa e marrë, kur kjo çështje do të jetë për t’u diskutuar do ekzistojë transparenca, për këtë çështje, por nuk është momenti, pastaj secili nga ne ka një opinion”, tha Celibashi.