Ç’do thotë sot në Parlament Rama për mikun e tij McGonigal?

0

Opozita ka paralajmëruar një protestë këtë të enjte, e cila do të mbahet përpara Kuvendit në orën 10:00, ndërkohë që në të njëjtën orë brenda në godinë do të mbahet seanca e radhës plenare.

Në kuadër të këtij tubimi mësohet se në orën 09:30 është njoftuar një mbledhje e Këshillit Kombëtar të PD-së.

Pas përfundimit të mbledhjes, protestuesit e mbledhur para selisë do të marshojnë drejt Parlamentit së bashku me kreun e demokratëve Sali Berisha.

Ndërkaq edhe pse është konfirmuar pjesëmarrja e tij në punimet parlamentare, mbetet për t’u parë nëse kryeminstri Edi Rama do të jetë i pranishëm në seancën e sotme, pasi prej më shumë se një muaji ai ka vendosur të mos flasë asnjë fjalë në Kuvend lidhur me skandalin e arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal për korrupsion të niveleve të larta me oligarkë rusë , miqësinë me të cilin e ka pohuar edhe vetë z. Rama.

Dhe pikërisht mungesa e llogaridhënies e kryeministrit për këtë çështje ka nervozuar deputetët e opozitës të cilët në seancat e fundit plenare nuk i kanë kursyer momentet e tensioneve, ç’ka u ka kushtuar si asnjëherë më parë përjashtimin nga ana e mazhorancës qeverisëse të thuajse të gjysmës së deputetëve demokratë.

Gjatë ditës së sotme kryedemokrati e ka quajtur protestën e sotmeme si një ditë prove.

“Nesër (sot) është një ditë prove, prove e fortë. Protesta është thirrur në ora 10, sepse në orën 10, RamGonigali hyn në parlament. A ka përdhosje më të madhe për atë parlament se hyrja e kryeministrit si RamGonigali?

Prandaj qytetarë, siç zhvilluam të hënën që kaloi një betejë të shkëlqyer brenda dhe jashtë parlamentit, i bëj thirrje cilitdo, që ka minimumin e mundësive, të lërë çdo gjë dhe të vijë nesër në orën 10 në protestë.

RamGonigali nuk duhet të hyjë në parlament. Edhe po hyri, duhet të mbetet nën presionin e tmerrshëm të revolucionit aty ku është, brenda Parlamentit”, deklaroi kreu i PD-së, Sali Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu