14.5 C
Tirana
E enjte, 20 Nëntor 2025
BallinaPolitikëÇ'dinte Aurela Basha që hoqi dorë nga nënshtetësia shqiptare, ndërkohë që Luli...

Ç’dinte Aurela Basha që hoqi dorë nga nënshtetësia shqiptare, ndërkohë që Luli po hynte në politikë?

Date:

Related stories

Edi Rama avokat i Belinda Ballukut

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka...

Urtia e Rugovës dhe guximi i UÇK-së

Shkruan Zef Ndreka "Ne ishim me fat që kishim Ibrahim...

Reflektim për librin “Fillimet” të Preç Zogajt

Shkruan Zef Ndreka Ky shkrim i zgjeruar mbi librin “Fillimet”...

Sinaloa-Rama/ SHBA: Maduro drejtoi kartelin terrorist, trafikoi kokainë drejt SHBA dhe Europës

Shtetet e Bashkuara kanë krijuar një precedent të rrezikshëm...
spot_img

Shkruan Adriana Kalaja 

Më tërhoqi vëmëndjen, deklarata e deputetit Basha se nuk i njihte kandidatët në primaret që zhvillonte “Sali Non Grata”.

Të asaj Non Grate që në fakt është e qartë se është produkt i marëveshjes Rama-Basha, dirigjuar nga znj. Yuri Kim.

Nejse.

Kjo deklaratë e ardhur nga deputeti Basha përveç se tregon gjëndjen mjaft të rënduar ku ndodhet në raport me demokratët dhe PD-në, por tregon se nuk ka më dyshime të shërbmit që ky i fundit po i bën regjimit tē Ramës.

Dokumenti që paraqes më poshtë, është dekreti i Presidentit Mosiu Nr.4117, për lënien e nënshtetësisë shqiptare të disa shtetasve shqiptarë, datë 19.01.2004.

Në numrin 10., ndodhet shtetësja Aurela Xhafer Isufi, që ne e njohim si bashkëshorten e deputetit Basha dhe motrën e shtetasit Erion Isufi.

Ajo që bie në sy është fakti se ndërsa shtetasi Lulzim Basha po futej në politikën shqiptare (këtu i referohem KOP-it), bashkëshortja e tij heq dorë nga nënshtetësia apo ajo që quhet

E DREJTA PËR TË VOTUAR.

Ndërkohë që unë si nënë dhe grua, që u dhunova nëpër protesta dhe u mbusha me gaz nga Policia e Rendit (krimit deklaronte dikur Lulzim Basha), që u tradhëtova nga Lulzim Basha te çështja e Teatrit, që u mbyta me gaz nga e njëjta polici që ta është në mbrojtje të deputetit Basha, më 8 janar 2022 në Selinë e PD-së, natyrshëm pyes se:

– Çfarë dinte Aurela Basha që hoqi dorë nga nënshtetësia shqiptare ndërkohë që bashkëshorti i saj po hynte fort në politikën shqiptare?

Se ne kemi parë atë që rrallë ndodh.

Deputetin Basha nuk e votoi as lagja ku ështē lindur dhe rritur në vitin 2017, si një ndëshkim për marëveshjen me Ramën.

As demokratët e lagjes tij në Referendumin e datës 18 dhjetor 2021.

A e dinin ata se vetë Basha nuk donte kurrë të bëhej Kryeministër dhe ne nuk e lexuam dot këtë mprehtësi të votuesit?

Fakti që nga viti 2004 znj. Aurela Isufi (Basha), nuk ka votuar në Republikën e Shqipërisë, dhe rrjedhimisht as bashkëshortin e saj, duhet të na japë përgjigjë se:

A e dinte se bashkëshorti i saj nuk donte vetë të bëhej Kryeministër?

A ishte plani ky për zh’bërjen e Opozitës Shqiptare?

A ishte ky qëllimi që Opozita Shqiptare të emërohet dhe jo të zgjidhet?

Kemi të drejtë të marim përgjigje ne që e mbështetëm, bëmë fushatë dhe votuam deputetin Basha, porse ai vetë nuk e ka dashur këtë gjë dhe që pabesisht dhe paburrërisht shiti gjithë kontributet tona te Rama, vetëm për interesin e tij dhe të familjes së tij, të asaj familje që përfitojnë Eurot por që nuk i japin votën.

Deri sa të kthejnë përgjigje për këto pyetje që tashmë i dimë të gjithë përgjigjet, Demokratët dhe Opozita e vërtetë do t’i japë përgjigjen e merituar më datë 6 mars.

Ps: Si mundet të të votojë bota, kur gruaja të ka njohur dhe nuk denjon të të votojë? Se për vajzat nuk do i lëmë kobë të refuzojnë votimin e babait se do të jetë jashtë politikës.

admin
adminhttp://balkansnews.net/
Balkan's News gëzon statusin e një Agjencie të Pavarur dhe të lirë Mediatike. Ka reporterët e vet në Shqipëri, New York, Londër, Paris, Romë, Bruksel, Kopenhagë.

Shqipëria Etnike

Gazeta e pavarur Shqiperia-etnike.com nisi botimin e saj në print dhe online me 5 qershor 2001.

Shkrimet e fundit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu