Burrin kosovar po e rreh gruaja

0

Ditën e djeshme, rreth orës 22:10 në Rahovec, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet me dije një shtetas ka shkuar në polici dhe ka denoncuar bashkëshorten e tij, pasi sipas tij, e ka dhunuar.

Po ashtu, në raport thuhet se burri ka përfunduar në spital dhe ka marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi:

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu