Burgu gati: Rama në krizë tërhiqet nga përplasja me Metën. Meta i qetë poston video me avionë amerikanë në Kuçovë

0

Në bazën ushtarake të Kuçovës është ulur avioni i tipit “MC-130J Commando II”. Kjo është hera e parë prej 20 vitesh që një avion i përmasave të tilla bën ulje në bazën e Kuçovës.

Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, postimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka që tregon se dy avionë amerikanë kanë fluturuar në hapësirën ajrore shqiptare dhe kanë përdorur bazat e Rinasit dhe Kuçovës.

“Forcat Speciale shqiptare treguan se janë të afta për të marrë pjesë në operacione speciale bashkë me kolegët e tyre amerikanë. Për më shumë se 1 javë, dy avionë “MC-130J Commando II” të Krahut të Operacioneve Speciale ajrore amerikane fluturuan në hapësirën ajrore shqiptare dhe përdorën bazat e Rinasit dhe Kuçovës, duke shënuar te kjo e fundit, uljen e parë në 20 vite të avionëve me të tilla përmasa. 🇦🇱💪🇺🇸”, shkruhet në postimin e ministres Xhaçka të shpërndarë nga Kreu i Shtetit i cili është edhe komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu