Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka dhënë sinjale të shkrirjes së dy grupeve të PD, atij të Rithemelimit dhe deputetëve që rreshtohen krah Gazmend Bardhit, në një strukturë të vetme.
Sipas Këlliçit, brenda janarit pritet që grupimi i Bardhit të integrohet në PD e Berishës.
“Zoti Bardhi është kryetar i zgjedhur i Grupit Parlamentar të PD-së. Jo vetëm me Gazmend Bardhin por me të gjithë deputetët që marrin pjesë në mbledhjet periodike të PD ku janë 43 deputetët, të gjithë janë të ftuar të jenë në shtëpinë e tyre.
Në çdo moment të ftuar dhe janë pjesë e PD. Pa diskutim kam bindjen që brenda pak javësh, apo brenda janarit do të arrihet të gjendet një formulë për t’u bashkuar, jo vetëm si grup parlamentar por edhe brenda strukturave, edhe brenda PD. E gjithë trupa në një. Nuk po negociojmë por është një nevoje reale, akute dhe që nuk mundet të vonohet më shumë.”
Sipas Këlliçit, brenda janarit pritet që grupimi i Bardhit të integrohet në PD e Berishës.
“Zoti Bardhi aksionin e tij politik brenda Parlamentit e ka kryer më së miri. Që nga momenti kur grupi parlamentar i PD u bashkua, arritën që brenda 2 muaj e pak ditësh të tërhiqnin vëmendjen e të gjithë opinionit ndërkombëtar mediatik.
Në protesta kanë preferuar të mos jenë pjesë se ashtu e kanë gjykuar. Unë nga ana ime nuk shoh asnjë problem për sa kohë ata kanë bërë detyrën e tyre shumë mirë brenda sallës së Parlamentit. Asgjë nuk i pengon që në javën e parë të janarit të vijnë të bashkohen me strukturat dhe do ndodhi, është normale.”