Brace akuzon Ballën: Më ka bllokuar me ligësi ligjin që ndihmon fermerët. Ç’të bëj, të ndërroj punë?

0

Përmes një postimi në rrjetet sociale deputeti socialist Erion Braçe duket se ka akuzuar kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

Ai bën me dije se ka paraqitur në kuvendi në amendim në ligj që vendos rregull në treg dh u garanton bujqve paratë e mallit të tyre.

Ai shkruan se ky amendim që ai ka propozuar është bllokuar në Kuvend sipas tij në mënyrë të paligjshme nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së.

Brace shkarkuan se këtë e ka bërë sepse ai ka zbuluar se ai është kundër Qeverisë së Partisë Socialiste dhe se ligji bie ndesh me politikat e saj.

Braçe: Mire qe jeni me tregtarët; po me bujqit çfarë keni?! Prej Qershorit te ketij viti, kam paraqitur ne Kuvend nje amendim ne ligj, i cili, vendos rregull ne treg; Garanton bujqit per parate e mallit te tyre! Jane miliona euro qe grumbulluesit prej 6-9-12 muaj e me shume, nuk ua paguajne bujqve;

Kane blere produkte te bujqit dhe prej kaq kohesh nuk u japin parate! Mendoni nje bujk qe ka punuar nga 4-5 muaj-ne ciklin me te shkurter, deri ne 9-12 muaj-ne ciklin me te gjate, per te patur prodhimin, prej tij te ardhurat, e kane shitur produktin dhe, KANE ME SHUME SE NJE VIT QE NUK MARRIN PARATE!

Kam propozuar nje afat 50 ditor per te paguar parate tek bujku! Ne ligj, sot, ne kemi afat vec per te MBROJTUR TREGTARET, marredheniet mes tyre, asgje per bujkun ne raport me tregtarin. PREJ QERSHORIT, PROPOZIMI LIGJOR QE KAM BERE ESHTE BLLOKUAR; 5 JAVE ME PARE, PROPOZIMI ISHTE NE KALENDAR PER TU DISKUTUAR NE KOMISIONE E SEANCE PLENARE; POR PERSERI U BLLOKUA, NE MENYRE TE PALIGJSHME, JASHTE CDO PROCEDURE PARLAMENTARE, NGA KRYETARI I GRUPIT PARLAMENTAR TE PARTISE SOCIALISTE!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu