Të dielën u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Bullgari. Bojko Borisov dhe partia e tij Gerb, duket se janë fituesit.
Gerb ka marrë 24.6% të votave ndërsa rivalja e tij “Vazhdojmë ndryshimin” e cila kishte fituar zgjedhjet e mëparshme, është në vendin e dytë me 18.9%.
Zgjedhjet e së dielës, janë të katërtat që mbahen në vend brenda 2 vitesh.
Partia nacionaliste Vazrazhdane (Rilindja) është në rritje, me mbi 10% të preferencave, ndërkohë që mbeten dyshimet për mundësinë e formimit të qeverisë.






