Boris Johnson humb nënën, Charlotte vdes në moshën 79 -vjeçare

0

Nëna e kryeministrit britanik Boris Johnson ka ndërruar jetë në moshën 79 -vjeçare.

Boris Johnson dikur e përshkroi nënën e tij, e cila ishte piktore, si “autoriteti suprem” në familje.

Charlotte Johnson Wahl, e ëma e Johnson ka ndërruar jetë në spital. Në moshën 40 vjeçare, ajo u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit, por vazhdoi të pikturonte.

Johnson Wahl, babai i së cilës ishte president i Komisionit Europian për të Drejtat e Njeriut në vitet 1970, u martua me Stanley Johnson në vitin 1963 para se të përfundonte diplomën në Universitetin e Oksfordit si gruaja e parë e martuar në kolegjin e saj.

Çifti kishte katër fëmijë, Boris, gazetarja Rachel, ish ministri Jo dhe ambientalisti Leo. Ata u divorcuan në vitin 1979.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu