Moderatorja e emisionit Now në Euronews Albania tregoi përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale se si boja që vendoset në gisht pas votimit iu fshi lehtësisht.
Ajo u shpreh se iu desh të përdorte vetëm një letër të lagur për ta hequr plotësisht bojën që presupozohet të jetë e paheqshme për disa ditë me qëllim shmangie e votimit më shumë se një herë.
“Boja është pjesë e protokollit. I bie që janë paguar lekët nga taksapaguesit për një shërbim që nuk funksionon”, tha Mëhilli.
Në një deklaratë për mediat më herët, komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i pyetur lidhur me këtë shqetësim të konstatuar nga qytetarë të ndryshëm, e cilësoi spekulim. Sipas Celibashit, mund të ketë qytetarë që u ikën boja dhe të tjerëve që u qëndron.